Teatri i Kukullave feston 70-vjetorin, shtëpia më e dashur për fëmijët në dekada

Për të gjithë fëmijët fundjava dhe sidomos e diela i takon gjithmonë teatrit të Kukullave, dhe këtë të diel teatri që rriti shumë breza dhe krijoi personazhet më të dashur për ta, feston 70-vjetorin e krijimit.

Edhe pse në një moment të vështirë për shkak të pandemisë, sërish në shtëpinë më të dashur të fëmijëve është ekspozuar “ historia e teatrit” me anë të kostumeve të vjetra dhe kukullave të dashura të cilat vetvetiu të kujtojnë kontributin e atyre që e themeluan.

Marrëdhëniet nuk shkëputen kurrë në Tetarin e Kukullave dhe këtë na e tregojnë më së miri ata që kanë vite qe ushqejnë të vegjlit me ëndrra, argëtim dhe mesazhe.

“SHEGUSHE BEBETIAKTORE

Edhe sot takoj njerëz që kanë qënë fëmijë dhe sot janë bërë prindër dhe sjellin fëmijët e tyre dhe më thërrasin borëbardha jonë e dashur. Pandemia na e ka ndryshuar jetën tërësisht, por jam e gëzuar se më në fund teatri bëri 70 vjet dhe i uroj gëzuar atyre që kanë kontribuar.”

KLITI ROSHIAKTOR

Jemi mësuar me fëmijët dhe nuk jetojmë dot pa ta, nuk mund të quhet e tillë pa spektatorin e vogël edhe fëmijët kanë shplodhjen e tyre , kjo është shlodhja më e bukur për ta, në këtë 70 vjetor prap e gjej veten të lumtur që punoj në këtë institucion. Nuk ka gjë më të bukur se të punosh për fëmijët. Dashur pa dashur jemi edukatorët më të mëdhenj për këtë brez.”

Në këtë sallë nuk ulen vetëm sy kureshtar, por fëmijë që i duan personazhet dhe falsin me to ndërkohë që vepra ekzekutohet, magji kjo që vetëm aktorët e tetarit të kukullave e përjetojnë.

MADI SELIMIAKTORE

Tre derrkucët është shfaqja ime e parë që marre realisht me kukullën. Duke qënë se është një pjesë që e njohin të gjithë kur vjen ujku bertain ja ku është derrkuci, të vjen dhe për të qeshur dhe bën diçka ndryshe.”

JORIDA METAAKTORE

Siç e shikoni tetari nuk është zbukuruar vetëm me kukulla, por edhe me kostume që kanë bërë 70 vite histori. Shpresojmë dhe urojmë që tetari të festojë më shumë se 100 vite, ta gëzojnë siç e gëzuan prindërit tanë motra dhe vëllezër. Na mungojnë shumë na mungojnë përqafimet e tyre.”

Për aktorët spektatori i vogël ka ndryshuar, me atë që ishte dikur por kënaqësia mbetet e njëjte.

Ndonëse për shkak të pandemisë festimi i 70-vjetorit ndryshoi shumë plane, nuk ndryshoi ceremoninë e ndarjeve të çmimeve për ata që e ngritën dhe po vazhdojnë traditën e institucionit të tetarit të kukullave.