Këtë të enjte, më 17.06.2021 nga ora 19:30, shfaqet komedia “Tri mendje në ankand” në Teatrin ‘Muharrem Qena’ në Mitrovicë.
“Mund ta imagjinoni dot; tre intelektual, profesor, politikan, përfaqësues të shoqërisë civile dhe shtetërore, të mbyllur në çmendinë së bashku me Popin – që përfaqëson ‘Popullin'”.
“Tranzicioni i cili nuk ndodhë kurrë… Në anën tjetër, një infermiere e rrethuar me të “çmendur”… Më vonë “Çmendinën” e vizitojnë të “Huajtë” dhe i mësojnë “Intelektualët” dhe “Popullin” se si të përdorin “oturaket” e tyre për t’i mbyllur vrimat e çmendinës, nga të cilat i’u vijnë̈ të këqijat. Situata komike dhe personazhe të jashtëzakonshme, së shpejti vijnë̈ për ju nga “Dhoma nr 13″”, thuhet në njoftim.
Autor: Ferdinand Hysi
Regjia: Marigona Bekteshi Ferati
Kompozimi: Gezim Hasani
Koreografia: Sinan Kajtazi
Skenografia: Shyqyri Qeliku
Kostumografia: Hadije Topalli
Nga dhoma nr 13 luajnë:
Mirsad Ferati – Inxhinier
Fatmir Haliti – Historian
Artan Hetemi Snupa TC – Fizikant
Blerina Veseli – Popi/Populli
Rabije Kryeziu – Infermiere e çmendinës
Mehmet Preteni – I huaji