Pas denoncimeve të artistëve për logon e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ansamblit Popullor si plagjiaturë, artisti Ardian Isufi ndalet tek problemet që ka sjell procesi sesi është zgjedhur fituese logoja e kompanisë Pika Pro. Në një intervistë për “Report Tv”, Isufi faktin që në komisionin përzgjedhës me 3 anëtarët që janë piktori Helidon Haliti (kryetar), Klejvis Saliaj (drejtor prodhimi në TOB) dhe Doris Alimerko (këshilltare e ministres së Kulturës Elva Margariti), e cilëson në kundërshtim me ligjin, sepse duhet të ishin të paktën pesë anëtarë.
Sipas tij, gjatë këtij procesi duhet të kishte dhe një konmision paraprak, pse jo edhe një konsultim publik, para se të bëhej vleresimi përfundimtar.
“Faktimi është i thjeshtë pasi kushdo nga qytetarët që futet në faqen e ëebit free.com dhe mund ta gjejë. Është marrë në një mënyrë identike dhe është e njëjta formë simbolike, linjash. Ka një përputhje me një logo që është një nga më të rëndësishmet të kulturës kombëtare. Plagjiatura ka një nga elementët kryesore, ngjashmërinë. Është identike, nuk ka asnjë lëvizje nga logoja e zgjedhje. Ne mendojmë që nuk është çështje plagjiature, por procesi dhe si ka ardhur deri këtu. Procesi ka qenë i dëmtuar. Ka pasur nevojë për një diskutim publik nëse duhej që logoja të ndryshohej. Para se të kalonte në komisionin final, ku dhe këtu ka pasur problematika. Ky komision përbëhet nga 3 anëtarë ku duhet të ishin të paktën 5 anëtarë dhe të ishin ekspertë të fushës. Mungonte një komision paraprak që të fusnin në sitë propozimet nga kompanitë. Unë i qëndroj pikës së parë, pse duhet të bëjmë një logo të re? Kushdo sot e kupton që është copy-paste e një logoje nga një faqe interneti” – tha Isufi.
Isufi mendon se logoja aktuale duhet të zhbëhet, dhe duhet të ripërpunohet logoja e vjetër. Pasi argumenti i operës, për nevojën për reformim të logos, pas rikonstruksionit të institucionit, nuk është argument bindës.
“Ky ka qenë një komision jopërfaqësues. Çështja është në gjithëpërfshirje. Ky projekt nuk ka kaluar as nga bordi artistik i TKOB. Që në atë kohë do të kishte një përballje tjetër. Vijojmë në mënyrën se si është ndjekur kjo procedurë. Ndihet ndjeshëm çështja e ekspertizës. Sipas gjykimit tim, në rastin konkret shpeshherë ndodh që logo identitare që prezanton dekadat e historisë së këtij institucioni. Mund të ketë një ripunim, apo një stilizim më modern. Kjo çështje nuk është marrë parasysh. Është dëmtuar që në fillim. Ky sygjerim vjen nga një grup artistësh që merret me këtë punë. Kjo logo nuk ka një argumentim. Kjo loja e fjalëve që po kthehet qesharake, unë them që duhet parë mirë nga shteti shqiptar.
Kompania ashtu si dhe ky institucion lëviz me disa fjalë skematike. Brenda disa porosive është dhe kjo. Sido që ta them, ne duhet të merremi me produktin final. Ky nuk është një produkt i kompanisë por i teatrit të operas. Kjo mënyrë për t’ia lënë topin dikujt e rëndon më shumë situatën. Kjo është shumë e qartë. Le të përballemi me këtë reagim. Edhe kompania ka shkuar në bazë të disa rregullave që duhet ishin përcaktuar në një formë tjetër. Kjo logo duhet të zhbëhet. Nuk është diçka unike. Unë sygjeroj që logoja e vjetër të rishikohet. Të jetë një grup ekspertësh për ta parë këtë pjesë me përgjegjshmëri” – tha Isufi.
Ndërkohë ditën e sotme ka folur për Report Tv, bashkautori i logos së vjetër, piktori i njohur Ksenofon Dilo. Teksa foli se së bashku me të ndjerin, piktorin Hysen Devolli gjatë realizmit socialist u janë përgjigjur kërkesave të kohës duke realizuar një logo për operën, shpreh edhe mendimin e tij për logon e re të realizuar nga kompania “Pika pro”.
Kompania Pika Pro u përzgjodh fituese mes 14 të tjerëve, që ishin në garë nga tre anëtarë jurie të kryesuar nga piktori Helidon Haliti. Ndërsa, pas akuzave nga artistët Teatri i Operës përmes një reagimi për mediet bëri të ditur se ka vendosur në funksion të gjithë mekanizmat ligjore për adresimin juridik të këtij problemi, duke bërë përgjegjës autorin për të gjithë dëmin e shkaktuar, në rast se organet kompetente certifikojnë imazhin e logos së TKOBAP si plagjiaturë./shqiptarja.com