Të dielën, më datë 16 janar, nga ora 19:00, Teatri i Qytetit në Gjakovë do të hapë sezonin teatror 2022, me shfaqjen “Pornography”.
E shkruar si përgjigje ndaj ngjarjeve në Londër në korrik 2005, shfaqja e Simon Stephens u shfaq premierë në Hamburg, në Edinburg dhe në Londër në një prodhim të përbashkët Traverse Theatre-Birmingham Rep.
Ndërsa tani vjen në Gjakovë me regjinë e Fatos Berishës dhe nën interpretimin e trupës së teatrit: Myrvete Kurtishi, Muradije Muriqi, Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Bujar Ahmeti, Yllka Lota, Vlora Dervishi dhe Besfort Berberi.
Simon Stephens ofron një portret të mrekullueshëm kaleidoskopik të një Londre që kaloi brenda disa ditësh nga euforia e Live 8 dhe njoftimi i Lojërave Olimpike deri në shkatërrimin e bombardimeve të 7 korrikut. /rtklive.com
_______________
Lexo edhe:
MBYLLET TEATRI KOMBËTAR, DY AKTORË POZITIVË ME COVID-19
COVID-19 mbyll Teatrin Kombëtar në Shqipëri. Mësohet se dy aktorë kanë rezultuar me COVID-19, teksa të tjerë janë të dyshuar. Lajmi bëhet i ditur nga Teatri Kombëtar. Teatri njofton se pezullohen të gjitha aktivitetet deri në një njoftim të dytë. Kjo duke e parë dhe rritjen shqetësuese të infektimeve kohët e fundit.
Po kështu, të gjithë punonjësit që, për shkak të funksionit të tyre, kanë kontakt me publikun do t’i nënshtrohen testimit. Biletaria do të qëndrojë e mbyllur deri ditën e hënë, datë 17 janar 2022.
Sipas TK, ata që posedojnë bileta për shfaqjet e datave 13-14-15 dhe/ose 16 janar mund të rimbursohen, ose bileta e tyre do të jetë e vlefshme për shfaqjen “Coriolanus” në momentin e parë që do të rikthehet në skenë.
NJOFTIMI I PLOTË
Të dashur miq,
Duke marrë në konsideratë rastet e konfirmuara të dy prej aktorëve protagonistë në produksionin “Coriolanus”, rritjen shqetësuese të infektimeve kohët e fundit, numrin e madh të aktorëve të…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult