Teatri i Vushtrrisë bëhet me aktorë rezidentë

Teatri i Vushtrrisë është bërë me trupë rezidente të aktorëve për herë të parë në historinë e këtij teatri.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka treguar se Drejtoria për Kulturë Rini dhe sport DKRS ka nënshkruar kontratë me aktorët e teatrit, duke e cilësuar një ngjarje të jashtëzakonshme për kulturën e Vushtrrisë.

“Aktorët e rinj të Teatrit të Vushtrrisë jam i bindur që me punë do të ecin gjurmëve të aktorëve të mdhenj nga Vushtrria si Abdurrahman Shala, Adem Mikullovci, Xhemajl Cecelia e shumë të tjerë”, ka shkruar Tahiri ndër tjera në Facebook.

Tahiri këtë ngjarje e ka cilësuar me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën në Vushtrri./21Media