
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës gjatë muajit mars do të luhet reprizë shfaqja “Martesa” më 11, 12 dhe 13 të këtij muaji.
Me autor Witold Gombrowicz dhe regji të Norbert Rakowski, “Martesa” luhet për publikun tonë pas një periudhe të gjatë pa shfaqje në TKK.
“Martesa” e Gombrowicz-it nuk është një dramë e zakonshme, është një rrëfim për përditshmërinë, një studim i çuditshëm mbi njeriun e zhytur në ëndërr.
Luajnë: Armend Smajli, Shkelzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj, Adhurim Demi.
ObserverKult
Lexo edhe:






