Teatri Kombëtar i Kosovës në përgatitje të premierës së re, “Ditë Vere” së shpejti në skenë

Foto ilustrim

“Ditë Vere” e autorit Sllavomir Mrozhek me regji të Kaltrim Balaj do të jetë premiera e radhës në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Pas shfaqjes “1984” të regjisorit Igor Mendjisky e cila u dha premierë me 30 shtator, “Ditë Vere” do të jetë shfaqja e radhës, premierë me 18 tetor.

Autor: Sllavomir Mrozhek
Regjisor: Kaltrim Balaj
Luajnë: Andi Bajgora, Art Pasha, Era Balaj, Lumnije Sopi, Veton Osmani, Adhurim Demi, Naim Berisha
Me pjesëmarrje të instrumentistëve nga Filarmonia e Kosovës: Meriton Ferizi (harmonikë), Aurora Kabashi (çello)
Dramaturge: Zoga Çeta Çitaku
Kompozitor: Memli Kelmendi
Kostumet: Samka Ferri
Skenograf: Mentor Berisha
Disejn i dritave: Bujar Bekteshi
Asistente regjie: Qendresa Spahiu
Përkthimi: Urim Nderguti
Asistente skenografie: Jerina Hysaj
Inspiciente: Nazmije Krasniqi
Fotografitë: Elton Alickaj
Disejni: Rrita Reka.

ObserverKult


Lexo edhe:

KUSHTRIM SHEREMETI: NUK DIHET KUR DO TË PËRFUNDOJË RENOVIMI I TEATRIT, SHFAQJET VAZHDOJNË NË AMFITEATRIN E PALLATIT TË RINISË

Para një viti Ministria e Kulturës pati angazhuar ekspertë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë së UP-së për të bërë vlerësimin e gjendjes aktuale të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK-së). E gjendja e sigurisë së objektit, aty ku kanë punuar për vite me radhë punëtorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, pas vlerësimit që doli ishte “alarmante”.

Lidhur me renovimin, përmirësimin e gjendjes së objektit së TKK-së, është premtuar kaherë se do të punohet por nuk është bërë asgjë, deri vitin që e lamë pas kur edhe nisën punët për projektin ideor.

Si po shkojnë punimet në objektin e TKK-së, kur pritet të përfundojnë në tërësi punimet, ku po mbahen shfaqjet teatrale, cili do të jetë reportuari i shfaqjeve këtë sezon në një intervistë për ObserverKult ka folur drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Sheremeti…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU