Teatri Kombëtar i Kosovës, pjesë e skenës ndërkombëtare

Aktorët Armend Smajli dhe May-Linda Kosumovic nga Teatri Kombëtar i Kosovës, së bashku me kompozitorin Trimor Dhomi, të cilët e plotësojnë produksionin me aftësitë e tyre të jashtëzakonshme artistike po marrin pjesë në shfaqjen “The Best European Show” në Poloni.

Kjo shfaqje do të bashkojë talente nga e gjithë Evropa, përfshirë Kosovën, derisa ky shënon një hap të rëndësishëm në projektimin e artit të vendit tonë në skenën globale.

Ko-produksioni, provat e të cilit veçse kanë filluar, ka bërë bashkë Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatro Due – Parma, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica, Teatrin Opole dhe Teatrin Malta.

Kjo shfaqje trajton çështjet bashkëkohore evropiane përmes një jurie teatrore që mblidhet të zgjedh shfaqjen më të mirë evropiane.

Ndërkohë TKK përmes një njoftimi në rrjetet sociale ndër të tjera ka njoftuar edhe për datat e premierave të shfaqjes në teatro, që do të mbahen në disa vende të Evropës, si dhe në Prishtinë.

Opole – Poloni: 13 tetor 2023
Parma – Itali: 21 tetor 2023
Valeta – Maltë: 9 shkurt 2024
Nova Gorica – Slloveni: 16 prill 2024
Prishtinë – Kosovë: 25 prill 2024

ObserverKult


Lexo edhe:

EDHE TEATRI I KOSOVËS ANULON SHFAQJET

Konform masave për parandalimin e përhapjes së CoronaVirusit edhe Teatri i Kosovës ka vendosur që të gjitha shfaqjet e muajit mars të anulohen.

Ky është njoftimi i tyre:

Të dashur miq të teatrit!

Konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it (Covid-19), për të cilat u mor vendim sonte në mbledhjen e Qeverisë, me qëllim shmangien e aktiviteteve me pjesëmarrje të gjerë të publikut, NJOFTOJMË SE ANULOHEN të gjitha shfaqjet e parapara të mbahen në kuadër të programit të shfaqjeve për muajin Mars

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult