Objekti i Teatrit Kombëtar që nga korriku i vitit të kaluar është në rinovim. Drejtori artistik, Kushtrim Mehmeti, tha se deri më tash është punuar dhe është në përfundim projekti ideor në bashkëpunim me ekipet profesionale me Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë. Kurse në tetor pritet projekti final për të vazhduar më tutje me rinovimin.
Ndërkohë, edhe drejtori i TKK-së, Kushtrim Sheremeti, i cili gjendet në Poloni, në provat e shfaqjes në “Best European Show”, si kooproduksion me disa teatro të disa shteteve të tjera, tha se projekti ideor dhe ai final për rinovimin e TKK-së duhet të përfundojnë deri në muajin tetor, në mënyrë që në fillim të vitit 2024 të fillohet me rinovimin.
Sezoni i shfaqjeve teatrore 2022/2023 ka përfunduar në qershor, me repertor të ngjeshur të shfaqjeve, të cilat janë realizuar në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë. Kurse sezoni për vitin 2023/2024 do të fillojë nga gjysma e shtatorit./rtk
ObserverKult
Lexo edhe:
EMËROHET KËSHILLI DREJTUES I TEATRIT KOMBËTAR TË KOSOVËS
Me vendim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, janë emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Këshilli drejtues, me mandat 4 vjeçar, ka këtë përbërje: Armend Smajli, Ben Apolloni, Gresa Pallaska, Rebeka Qena, Shkurte Aliu, Visare Aliu dhe Brikena Mulliqi.
“Qeveria e re i trajton me prioritet të veçantë institucionet kombëtare të kulturës. Vendimi i sotëm është i hapi i parë. Kjo për ndërtimin e një vizioni të ri për Teatrin e Kosovës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult