Teatri “Migjeni” në Shkodër nuk e meriton gjendjen në të cilën gjendet

Nga Elsa Demo

Më 1 dhjetor Shkodra ndezi dritat e qytetit, një situatë e ngjashme më atë që ndodh me çdo fillim dhjetori në Tiranë, me ndezjen e dritave dhe ngritjen e pemës së Vitit të Ri në qendër të qytetit.

U duk sikur kryetari i bashkisë, Benet Beci, i rrethuar me pafajësinë e fëmijëve, duke shtypur një buton po lëshonte një anije kozmike në hapësire.

Në fakt, po atë ditë, në teatrin “Migjeni” po shfaqej performanca e mrekullueshme “Vizita”.

“Vizita” fitoi disa çmime në festivalin mbarëkombëtar të teatrit “Moisiu”, ishte vërtetë një vepër dinjitoze dhe ishte një tregues, një nxitje dhe një apel pse jo për ta hedhur që teatri “Migjeni” i Shkodrës ka të drejtën të jetë një teatër kombëtar. Por jo vetëm i Shkodrës, por edhe Korça, Vlora e Durrësi.

Po çfarë ndodhi në performancën e Shkodrës? Në datën 1 dhe 2 ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, edhe pse miliona lekë janë investuar në vitin 2015-2016 për impiantin elektrik në teatrin “Migjeni”.

Rreth vitit 2018, ish-drejtoresha e këtij institucioni do të thoshte: ”Zonja ministre, ju nuk i keni ndryshuar kushtet në teatrin Migjeni, ju  thjesht na keni shpëtuar nga vdekja, duke rregulluar rrjetin elektrik”.

E pra, teatri “Migjeni” nuk  e meriton këtë gjendje, që artistët e pezmatuar dhe publiku gjithashtu i ambientuar më situata të tilla, të pranojë këtë.

Shkodra është një qytet me numër turistësh gjithmonë në rritje, gati 5-fish më shumë se sa numri i banorëve të qytetit.

Shkodra ofron një turizëm kulturor, historik, etnografik dhe lloj-lloj turizmesh të tjera, por Shkodra nuk e meriton që të ketë një popullatë pasive, që vetëm të presë turizmin, por të ofroj dhe më të mirën e saj.

Për ta mbyllur këtë editorial, dua t’i referohem hashtagut që bashkia ka hedhur për festat e fundvitit, ”Askund si në Shkodër”, e pra ky hashtag nuk i rri përshtat të gjithë kësaj tabloje që përshkruam.

Nëse deri dje, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka përdorur një hashtag, ”Punët që do të çojnë përpara”, me rastin e ndriçimit të kalave të Shqipërisë, kjo që ka ndodhur në teatrin Migjeni meriton një tjetër hashtag “Punë që na çojnë mbrapa”.

ObserverKult  


Lexo edhe:

aurel plasari lorca

FEDERICO GARCIA LORCA: DESHA TË ISHA VETVETJA…

Poezi nga Federico Garcia Lorca

Në mëngjesin e blertë,
desha të isha zemër.
Zemër.

Dhe në mbrëmjen e vonë,
desha të isha bilbil.
Bilbil.

(O shpirt,
ji i kuq si portokalli.
O shpirt,
ji i kuq si dashuria.)

Në mëngjesin plot gjallëri,
desha të isha vetvetja.
Zemër.

Dhe kur bie mbrëmja,
desha të isha zëri im.
Bilbil.

O shpirt,
ji i kuq si portokalli.
O shpirt,
ji i kuq si dashuria!

Poezinë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult