Teatri të mëson të luftosh dhe të mos dorëzohesh…

Foto ilustrim

Nga Maurizio Gianandrea

Teatri të mëson të jesh i madh.
Nuk ka rëndësi, nëse bëhesh apo nuk bëhesh aktor i madh kur të rritesh.
Teatri të mëson të jesh i madh.

Të mëson të luftosh dhe të mos dorëzohesh. Të mëson të mos kënaqesh.
Të mëson se askush nuk të fal asgjë dhe gjithçka duhet ta fitosh vetë.
Të mëson respektin dhe disiplinën.
Të mëson të ringrihesh pas humbjeve.
Të mëson të shohësh brenda syve, sepse ti e di, se brenda atyre syve përmbyllen qindra histori.
Të mëson mos t’i gjykosh ato histori.
Të mëson t’ia nisësh nga e para dhe të mos kesh frikë nga jeta.
Të mëson se kur diçka mbaron, diçka tjetër më e bukur do të rifillojë.
Të mëson të jesh i lirë.
Të mëson të mos tërhiqesh dhe të mos ta kursesh veten.
Të mëson kohën.
Të mëson t’i japësh vlerë kohës dhe ta shohësh teksa rrjedh dhe ta ndjekësh pas, që të mos ta humbasësh.
Të mëson fjalët.
Të mëson mos t’i lëshosh rastësisht, por t’u japësh një formë.
Të mëson fjalët: Dashuri, Jetë, Bukuri, Djersë, Sakrificë, Dhimbje.

Nuk ka rëndësi, nëse bëhesh apo nuk bëhesh aktor i madh kur të rritesh.
Ajo çka të mëson Teatri, do të të duhet gjithmonë, çfarëdolloj pune të bësh; inxhinier, shtëpiake, avokat, pemëshitës.
Sepse që të jesh i Madh, fillimisht duhet të jesh.

Përktheu: Elona Caslli

ObserverKult


Federico García Lorca

Lexo edhe:

FEDERIKO GARCIA LORKA: FLISNI PËR TEATRIN

Nga Federiko Garcia Lorka

Të dashur miq,

Pak kohë më parë i bëra një premtim vetes për të refuzuar të gjitha llojet e nderimeve , çmimeve apo mbledhive që i bëhen personit tim modest; së pari, për të kuptuar se secili prej tyre vendos një tullë mbi varrin tonë letrar dhe së dyti, sepse kam parë që nuk ka asgjë më të mjerë se një diskurs i ftohtë për nderin tonë dhe asgjë më të trishtë se zhurma e organizuar e duartrokitjeve, madje edhe kur janë për një qëllim të mirë.

Gjithashtu, ky është një sekret, besoj se mbledhitë dhe çmimet sjellin fat të keq, fat të keq për njeriun që i merr; fati i keq që vjen nga  qëndrimi i miqve që mendojnë: “i dolëm hakut këtij ”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult