Pandemia detyroi teatrot në të gjithë botën të ulnin perdet që prej marsit të vitit 2020.
The Mousetrap një nga shfaqet më të gjata në botë hapi siparin e aktiviteteve kulturore në Londër që pas mbylljes botërore të pandemisë. Në teatrin West End u shfaq misteri i vrasjes së vitit ’69-të i cili regjistroi shfaqjen e tij të 28200-të.
Rreth një e treta e teatrove të Londrës do të rihapen këtë javë, përgjithësisht me prodhime të vogla me kosto më të ulët. Shfaqet kryesore, të cilat nuk kanë mundësi operojnë me kapacitet 50%, po presin fazën e fundit të udhëzimeve të reja nga kryeministri Boris Johnson më 21 qershor, me shpresën për t’u rihapur në verë.
Ndërsa për sallat që përmbushin kushtet e sigurisë aktivitet kulturore do të operojnë me 50 % të aktivitetit, transmeton rtklive.
Sipas producentit Adam Spiegel është shumë e rëndësishme që simbolikisht Mousetrap të rihapte teatrin West End, megjithëse financiarisht ka qenë e vështirë pas një shkëputje relativisht të gjatë kohore. Ndërkohë në New York, shfaqjet në Broadway pritet të rikthehen nga mesi i shtatorit.
LEXO EDHE: Italia dhe UNESCO ndajnë 1 milion euro për renovimin e muzeut ‘Sursock’