Tefta Radi: Ika nga Shqipëria për të jetuar larg intrigave dhe dallavereve

Tefta Radi ishte para disa dekadash një ikonë e ekranit të TVSH-së. Rastësia e një kolegu për të provuar zërin e saj e çoi atë drejt kësaj rruge të gjatë dhe të mbushur me aventura.

Dëshira e saj dhe e prindërve ishte që ajo të bëhej doktoreshë, por kjo nuk u realizua. Gazetaria për të u kthye në një pasion, duke mos e ndarë kurrë gazetarinë e terrenit nga gazetaria e të qenit folëse në studio.

Dalja në pension në moshën 60-vjeçare, 10 vite më parë ishte ajo që e ndau Teftën nga ekrani. 5 vite më parë, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Françesk Radit.

Tefta Radi në një intervistë ka treguar jetën e saj se u zhvendosur në Melburn të Australisë pak ditë pas humbjes dhe pengun që i ka mbetur Frankos.

Tefta tregon se nuk ka një ditë të vetme që nuk e mendon njeriun me të cilin kishte thurur shumë plane. “Jetoj në Australi për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos”.

Dëshira e burrit të ndjerë, ishte “për të jetuar në një oazë të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pafund si dje dhe sot, larg uriahipëve”, është shprehur Tefta. /preferenca-al.com

_________________

Lexo edhe:

TEFTA RADI RRËFEN SI U NJOH DHE SE SI RA NË DASHURI ME FRANÇESKUN

Pas një kohe shumë të gjatë, Tefta Radi ishte rikthyer sërish në ekranin shqiptar dhe arsyeja ka qenë bashkëshorti i saj i ndjerë, Françesk Radi.

E ftuar kohë më parë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të kujtuar Frankon, siç ajo e quan, Tefta ka rrëfyer edhe se si është njohur me artistin e madh dhe se si ka rënë në dashuri me të.

“Isha një vajzë studente që e shihja Frankon në bulevard me…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult