Tefta Radi: Si u njoha dhe si rashë në dashuri me Françeskun


Pas një kohe shumë të gjatë, Tefta Radi në ekranin shqiptar u rikthye per te folur per bashkëshortin e saj te ndjerë, Françesk Radi.

E ftuar kohë më parë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të kujtuar Frankon, siç ajo e quan, Tefta ka rrëfyer edhe se si është njohur me artistin e madh dhe se si ka rënë në dashuri me të.

“Isha një vajzë studente që e shihja Frankon në bulevard me syrin e lakmisë si të gjitha gratë. Më pëlqente se ishte një tip krejt ndryshe, një djalë që ka qenë jashtë kornizave të çdo kohe.

Franko ishte një njeri që binte në sy për sharmin e tij, jo vetëm për muzikën dhe këngët e tij. Më pas ajo ka shtuar: “Ishte një dashuri shumë e bukur. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, absolutisht jo.

Ne punuam bashkë me grupin artistik. Një vit më pas ndodhi ajo që ndodhi. Iu duka interesante, mua më dukej prej kohësh interesant dhe Franko e thotë shumë bukur dhe në libër ‘kitara ishte karemi për të afruar vajza, megjithatë unë nuk rendja pas tyre, ishin ato që rendnin pas meje, pasioni për kitarën dhe muzikën”.

ObserverKult

——————————–

LEXO EDHE:

FRANÇESK RADI & MARIZA IKONOMI: KUJTOJ ME MALL DITËN KUR LINDE… (TEKSTI DHE KËNGA)

Sot ke ditëlindjen bija ime
por unë jam larg e nuk vij dot
Në çast me çelin plot urime
ç’të flas më parë në telefon.

Kujtoj me mall ditën kur linde
çastin kur vura emrin tënd
kur të quajta Saranda,
si ty i bukur është ky vend,
sa ky qytet të rrosh ti Sara
lotët si deti Jon.

Tani që flas me ty o babi
në duar mbaj fotografin
Bashkë me ne është edhe mami
më puth ajo më puth dhe ti…

KËNGËN E PLOTË E GJENI KËTU