Tekat e filozofit ‘murg’

Immanuel Kant, padyshim, hyn në mesin e filozofëve më të mëdhenjë në historinë e filozofisë. Por edhe Kanti, si shumë filozofë të tjerë, nuk ishte pa vese. Ai, përveç që nuk doli asnjëherë nga qyteti i lindjes – Konigsberg, bënte një jetë puritane, gati prej murgu.

Në biografinë e Manfred Kuehn kushtuar Kantit, filozofi i ‘revolucionit kopernikan’ paraqitet si njeri i mërzitshëm, hijerëndë dhe më shumë teka.

Më poshtë jipen disa nga shprehitë e çuditshme të Kantit:

“Një ditë e Kantit. Zgjohej në ora 5 të mëngjesit. Sherbëtori i tij, Martin Lampe, i cili i shërbeu Kantit nga viti 1762 deri me 1802, e zgjonte përherë. Ushtari i vjetër ishte urdhëruar që të ishte i saktë, ashtu që Kanti të mos flinte më gjatë. Kanti qe krenar që kurrë nuk u zgjua as gjysmë ore me vonesë, edhepse zgjohej me vështirësi. Besohet se sa qe i ri ai flinte me kohë.

Pasi zgjohej, Kanti do ta pinte një ose dy filxhana me çaj – çaj të lehtë. Bashkë me këtë e pinte një llullë me cigare. Kohën sa pinte cigare i përkushtohej meditimit. Besohet se Kanti kishte formuluar maksim për veten sipas së cilës ai do të mund të pijë vetëm vetëm një llullë me cigare në ditë. Megjithatë, kupa e llullës se cigares u rrit konsiderueshëm sa më shumë që ecnin vitet.

Pastaj i përgatiste ligjeratat dhe punonte në librat e tij deri në 7:00 të mëngjesit. Ligjerata i fillonte në 7:00 dhe zgjasnin deri në 11:00. Pasi i përfundonte ligjeratat, fillonte sërish punën e të shkruarit deri në drekë. Në drekë dilte, bëntë një xhiro, dhe  e kalonte gati gjithë mbremjën së bashku me mikun e tij Green. Pasi kthehej në shtëpi do të punonte dhe lexonte nën dritën e fenerit./virtualsophists/Përktheu: Agon Sinanaj