Opera e Kosovës sjell në Prishtinë, për herë të parë tenorin shqiptar, Saimir Pirgu më 10 dhjetor në Sallën e Kuqe.
Për herë të parë Pirgu do të performoj në Prishtinë i shoqëruar nga sopranoja jonë e mirënjohur Marigona Qerkezi dhe Orkestra e Operës së Kosovës nën dirigjimin e Elda Laro.
Saimir Pirgu ka interpretuar në teatro prestigjioze si La Scala, Metropolitan Opera, Royal Opera House në Londër, Wiener Staatsoper, Opera de Paris, dhe Arena di Verona.
Ndër rolet më të rëndësishme të tij janë Alfredo në “”La Traviata”” apo Lensky në “”Eugene Onegin””, deri te performancat madhështore në teatro si La Scala, Metropolitan Opera dhe Royal Opera House.
ObserverKult
Lexo edhe: