Dëshmia e atij që tentoi ta eleminonte Enver Hoxhën: Ja pse duhej bërë kjo gjë…

Ai ishte një mësues 25-­vjeçar që punonte në fshatrat e Kukësit, por me ideale aq të mëdha, sa të përmbyste një sistem diktatorial. Dhe e vetmja mënyrë për ta arritur këtë qëllim ishte vrasja e Enver Hoxhës, ndaj të cilit u bë një atentat konkret në Kodër­Kamzë. Një utopi e guximshme në fund të viteve ‘60 e një grupi me 8 intelektualë, ku bënte pjesë edhe personazhi që foli kohë më parë për gazetën “Panorama”, Xhavit Gjana.

Në fakt, çfarë do të lexoni më poshtë, nuk është thjesht një intervistë, por një dëshmi terrori psikik, fizik dhe seksual në qelitë e diktaturës. Është mbijetesa dinjitoze e një të burgosuri politik, të cilit dëshira për liri i kushtoi rininë dhe sërish nuk ndihet i penduar. Biseda shumorëshe me Xhevat Gjanën ishte një reflektim më vete edhe për hapjen e dosjeve dhe pse jo, që të dënuar të tillë politikë të jenë anëtarë të komisionit shtetëror që do të mundësonin këtë proces. Siç thotë Xhevati, ai apo bashkëvuajtës të tij nuk kërkojnë hakmarrjen, por të vërtetën. Sepse, vetëm e vërteta do t’i çlironte

Historia e grupit të kuksianëve që tentuan të vrasin Enver Hoxhën në fund të viteve ’60 është cekur disi, por ka mbetur më së shumti në trajtë thashethemi. Si qëndron e vërteta, a ka pasur vërtet një grup nga Kukësi që ka tentuar të vrasë kreun e PPSH-­së, Enver Hoxha?

Po, grupi ka qenë real. Dhe për këtë, dëshmi që mundin çdo thashethem janë procesverbalet e asaj kohe, edhe pse një pjesë janë zhdukur. Grupi përbëhej nga 8 persona, shumica kushërinj dhe ne u zbuluam njëri pas tjetrit. Në fillim u arrestua Raif Elezi, pastaj Bajram Gjana, pastaj unë Xhavit Gjana, Avdi Gjana, Shefqet Gjana, Shemsi Domi dhe Muharrem Selmani. Në grup ka qenë dhe Havzi Nela, por ai u arrestua dy vjet para nesh. Ndërsa me ne u arrestua edhe një i tetë, por që e shkëputën nga çështja jonë, se në fakt nuk kishte lidhje dhe ishte një ordiner për vrasje. Nga personat e përmendur, Shefqeti kishte mbaruar Gjuhë-Letërsi, unë Matematikë-Fizikë, ishim Pra nuk bënim plane me grup të plotë, që mos të lindnin dy mësues në 8-vjeçare. Avdiu dhe Shemsiu ishin mësues të ciklit të ulët. Muharremi dhe Raifi ishin radiologë me të lartën, pra ishim të gjithë intelektualë. Bajram Gjana e kishte për herë të tretë arrestin, pasi ishte dënuar edhe dy herë të tjera për poli¬tikë. Grupi ynë kishte si ide që të përmbysej sistemi, të binte diktatura komuniste dhe e vetmja mënyrë për ta arritur këtë ishte vrasja e Enver Hoxhës.

Pse vrasja e Enver Hoxhës ishte e vetmja mënyrë për përmbysjen e diktaturës? Pse jo të organizonit revolta, protesta apo edhe revolucion?

Përveç vrasjes direkte të Enver Hoxhës, asnjë aksion tjetër e dinim që nuk do të mund të funksiononte, qoftë duke vrarë ndonjë tjetër nga Byroja e lartë, apo duke bërë revolta, protesta e revolucione. Sepse Sigurimi kishte depërtuar në çdo familje dhe këto plane ishin humbje kohe, do të zbuloheshin ende pa u vënë në funksionim. Ndërkaq kishim edhe modelin e Hungarisë. Nëse do të shpërthente ndonjë revoltë, do të futeshin tanket sovjetike, pasi ishte modeli i asaj kohe që shtetet ko¬muniste nuk ishin vërtet të pavarura, kishin sovranitet të kufizuar. Ndërsa vrasja e Enver Hoxhës na rezultonte efikase.

Si u organizuat për vrasjen e Enverit?

I gjithë grupi ynë funksiononte dyshe-dyshe. Domethënë secili nga ne lidhej me dikë nga dyshja e një grupi tjetër, por asnjëri nga ne nuk i dinte detajet, që bisedonim në dyshe. Unë isha i lidhur me Avdi Gjanën, me Shefqetin, Havzi Nelën dhe deri diku me Raifin. Nuk kombinoja asnjëherë me të tjerët. Pra nuk bënim plane me grup të plotë, që mos të lindnin dyshime te Sigurimi. Ndaj edhe kur na kapën, dyshonin se mos ne ishim të nxitur nga shërbimet e huaja, kryesisht nga UDB-ja.

Dhe në fakt, a ishit të nxitur nga shërbimet e huaja për të vrarë Enver Hoxhën?

Jo, aspak. Nuk qëndron kjo. Ideja për vrasjen e Enver Hoxhën erdhi nga situata e rëndë ekonomike dhe njerëzore; që po ballafaqoheshim gjithnjë e më tepër me varfërinë, ku ishte shumë e ashpër lufta e klasave. U bë edhe kolektivizimi total i vitit ’67, që u realizua komplet në ’68¬n dhe situata në kra¬hinën e Kukësit u bë mbijetesë.

Më lart, thatë që ju kombinonit si dyshe edhe me poetin që u var në Kukës, në gusht 1988, disidentin Havzi Nela. Si u lidhët me të?

Me Havziun ishim kolegë në Krumë, pastaj në Topojan. Ai ishte mësues për Gjuhë-Letërsi, unë Matematikë-¬Fizikë. Për hir të së vërtetës, duhet të theksoj se Havziu ishte më i avancuar në mendimet kundër regjimit. Por ai kishte një mbështetje dhe mund të fliste më hapur se ne, pasi xhaxhai i tij, Shahit Sadiku, ishte i Sigurimit të Shtetit dhe kjo dihej nga të gjithë. Nuk e çante kokën Havziu, i thoshte në publik mendimet e tij kundër komunizmit, sa që disa herë kam pasur përplasje, pasi i thosha se po na rrezikonte që të arrestoheshim. Madje, njëherë i thashë: “Po më fut në dyshime, mos je edhe ti i Sigurimit, që flet aq hapur dhe pa frikë kundër Partisë dhe Enverit”. Por Havziu e kishte natyrën e tillë që nuk përmbahej, shpërthente, deri sa u arratis. E kapën dhe e kthyen në Shqipëri, së bashku Tirana Iljaz Haxhiun, hetues nga Ministria e Brendshme. me të shoqen. Kam marrë pjesë në gjyqin që u bë për Havziun, se qe i hapur. Ne shkuam shumë kolegë, shokë e nxënës dhe aty bëmë një lloj revolte, nën zë. Kur fliste prokurori, ne të gjithë bënim “mmmmmmmmmmm”, por pa folur, që mos të dallohej ndokush nga zëri. Nga kjo “mmmm” e zgjatur që përsëritej vazhdimisht nën dhëmbë, si zhurmë grerëze, prokurori dhe gjykatësi u tërbuan, u acaruan shumë dhe kërcënuan. Gjithsesi, kjo lloj revolte dha njëfarë efekti, se Havziun e dënuan 15 vjet, ndërsa të shoqen 10 vjet. Që ishte dënim i ulët, duke marrë parasysh akuzën që kishin.

Po ju, në çfarë viti u arrestuat?

Pas dy vitesh nga kjo ngjarje, pra pas gjyqit të Havziut më 1967¬n, u bë edhe arrestimi i grupit tonë. Unë u arrestova më 19 prill 1969 dhe jam liruar pas 8 vitesh nga Burgu i Burrelit. Pra hyra 27 vjeç në burg dhe dola 35, kur më kishte ikur kulmi i rinisë. Sigurisht, derisa u dënova, kalova nëpër disa hetuesi tmerri. Nëpër hetuesi kam qëndruar gati 2 vjet. Në fillim më mbajtën 2 muaj në hetuesinë e Kukësit, më pas në Tiranë.

Cilët kanë qenë hetuesit tuaj?

Në Kukës pata dy hetues: Hulusi Poda dhe Belul Zoto. Hulusiu dha dorëheqjen menjëherë pas dy javësh dhe e dorëzoi çështjen time, po ashtu edhe Beluli pas dy muajsh. Siç duket, ngaqë kisha njohje personale, nuk deshën që të përballeshin me mua. Duke parë vendosmërinë time, atëherë sollën nga Tirana Iljaz Haxhiun, hetues nga Ministria e Brendshme. Çështja ime dhe e gjithë grupit kaloi në hetuesinë speciale të Tiranës, pra e larguan nga hetuesia e rrethit. Kryetar i grupit hetues ishte Koço Josifi, pastaj të tjerë ishin: Iljaz Haxhiu, Fejzi Aloçi, Dhimitër Shkodrani, vinte herë pas here Metohiti, mban te nën vëzhgim, apo Pelivan Luçi, Florian Kolaneci etj. Pra ishin disa dhe hetuesia ka qenë mjaft e egër. kishte mbi duart e mia të lidhura. U rrëzova përtokë.

Kur thoni “e egër”, keni parasysh dhunën në hetuesi?

Po, normale, dhunë e tmerrshme, kafshërore.

Cili prej tyre ka ushtruar dhunë ndaj jush?

Nëse ka pasur hetues të egër, agresiv, i ndyrë, i pamëshirshëm në dhunë fizike, ai ka qenë Dhimitër Shkodrani. Më ka goditur njëherë me një taketuke (tavëll duhani) mu në ballë, që ma çau kafkën dhe nuk pushonte gjaku.

Pse ju goditi?

Sepse nuk lëvizja nga qëndrimi im: Vetëm vrasja e Enver Hoxhës e rrëzon komunizmin. Atëherë ai mori taketuken dhe më tha: “A e di se edhe taketuken ku shkund cigaren Enver Hoxha, nuk e ndërrojmë me kokën tënde?”, dhe më goditi sa i hante dora. Pastaj i dha urdhër të brendshëm rojës Ali Balla, që të m’i vinte prangat te kocka e dorës, duke m’i shtypur aq shumë, sa ma paralizoi dorën. Më shkeli nervin. Ndërsa në Kukës ka qenë një Mylsym Dervishi, roje. Ky, pasi më vuri hekurat te dy duart që m’i kishte kapur nga pas kurrizit, hipi me forcë sipër meje mbi pranga, duke u hedhur me sa fuqi kishte mbi duart e mia të lidhura. U rrëzova përtokë pa ndjenja dhe nuk kujtoj më asgjë. Më pas e mbaj mend veten në birucë, ndërsa nuk i ndjeja duart. Edhe sot më ka mbetur njëra dorë gjysmë e paralizuar. Aty më kishin sjellë një spiun të burgosur, që quhej Hashim Gjoka. Ishte i dënuar që infiltrohej te të burgosurit, por nuk i hëngra provokimet e tij. Megjithatë, të gjithë hetuesit në një formë apo tjetër ushtronin trysni: ishte edhe dhuna psikike, me ngarkesa të papara emocionale, sepse të shanin me nënë, baba e motër, të pështynin. Nuk të linin të flije, nuk të çonin në banjë, duke të lënë të të plaste barku.

Thatë që dëshironit të vrisnit Enver Hoxhën, por a kishit ndonjë plan konkret se si? A e patët ndonjëherë mundësinë?

Po, u bë një plan konkret dhe atë do ta realizonte Shefqet Gjana, që ishte ushtar në Kodër-Kamzë. Ai kërkoi që të jetë truprojë në repart dhe ia miratuan kërkesën, pasi ishte sekretar i Rinisë së repartit dhe vëlla dëshmori. Këtë kërkesë e bëri, pasi më parë kishte marrë informacion se Enver Hoxha do të bënte një vizitë në Institut dhe Kamzë, do të kishte disa takime në popull. Ditën që ka shkuar Enveri atje, Shefqeti tentoi ta vriste, por nuk ia arriti dot.

Pse nuk e vrau dot Enver Hoxhën?

Pasi dështoi në vrasje, Shefqeti më çoi fjalë që ta takoja, sepse ishte shumë i brengosur dhe me emocione të pështjella. U nisa nga Kukësi dhe e takova në Kamzë. Gjatë bisedës, Shefqeti më tha: “E pata shumë të vështirë që të realizoja një krim politik kaq të madh, në këtë moshë kaq të re. Nuk u frikësova, por më kaloi në mendje ajo çfarë ndodhi me Bardhok Bibën kur u vra, që për të u “sharrua” gjysma e Mirditës. Për Enver Hoxhën mund të vritej gjysma e Shqipërisë, se familjet tona as që diskutohej që do t’i vrisnin, do të bëheshin shtëpitë varre. Duke menduar kështu, edhe pse e kisha në shënjestër, e ula karabinën (lloj arme). Pastaj u pendova, por deri sa u bëra gati sërish, e rimobilizova veten, Enver Hoxha e kaloi rrezen e goditjes. E bëra plan me veten që do ta vrisja patjetër në kthim të vizitës, por ai nuk kaloi më nga e njëjta rrugë”. Kjo është biseda e Shefqetit me mua, kuptohet që nuk i mbaj mend ekzakt fjalët, por e riprodhova thelbin. Kështu na iku Shansi për ta vrarë.

Po si jua zbuluan planin? A ishte tentativa konkrete e kushëririt tuaj, shkak për arrestimin e grupit?

Plani nuk u zbulua direkt pas tentativës, por shumë muaj më vonë. Tani, nuk e dimë saktë se kush na spiunoi, sepse nuk po hapen dosjet. Por nga analizat që kemi bërë dhe nga infor¬macionet që kemi, dyshojmë se ka ndodhur kështu: Radiologu Raif Elezi ka qenë duke pirë me një ndihmësmjek, Jakup Basha. Siç duket, ky ka qenë i infiltruar në Sigurimin e Shtetit dhe e ka incizuar. Raifi i ka thënë Jakup Bashës që të marrim Radio Kukësin dhe të bëjmë thirrje kundër Enverit për rënien e siste¬ mit komunist. Kanë qenë edhe dy dëshmitarë të tjerë për këtë, Rahman Bulica dhe Mero Mani. Pra strumbullari i zbulimit të grupit tonë është Raifi, por nga pakujdesia. E theksoj, nga pakujdesia, sepse Raifi ishte e është një antikomunist i thekur dhe ka bërë burg si ne për idealin që patëm.

Gjatë bisedës folët për dhunën psikike dhe fizike. Po dhunë seksuale në burgje e ka pasur?

Ka pasur përdhunime, por edhe provokime seksuale. Po tregoj një detaj që më ka ndodhur, kur isha në hetuesi. Në krah të birucës sime sollën një femër, që e di me emër e mbiemër Gj. Ç. dhe lanë dyert e qelisë hapur, si asnjëherë tjetër. Pra hetuesit tentuan të përdornin për zbulim metodën e joshjes nëpërmjet GJ. Ç. Gjithçka ishte një kurth që unë të shkoja tek ajo dhe të më kapnin në flagrancë me GJ.Ç., kështu të më shtonin akuzat, ose të më detyronin të bëhesha bashkëpunëtor i tyre apo ku i dihet çfarë tjetër. Pavarësisht se i lanë dyert hapur dhe Gj. Ç. po më provokonte, unë nuk shkova tek ajo. Gjithsesi, Gj.Ç. erdhi te qelia ime dhe nisi të më provokonte edhe më shumë, por unë e shtyva dhe i thashë: Ik, o lavire! Ndërsa ajo më shau: Malok! Dhe iku. Kështu kjo tentativë e hetuesisë dhe Sigurimit dështoi. Një provokim identik i bënë edhe Shefqetit, me një polake të quajtur Barbara. Pra, hetuesit i fusnit vetë femrat nëpër burgje dhe para se t’i sillnit te të dënuarit, sigurisht që i keqpërdornin vetë seksualisht. Dikë me dëshirë e dikë me përdhunim, derisa dorëzoheshin të gjorat. Në vitet ‘50 e ’60, kjo metodë ka qenë shumë e zakonshme, përdhunimet ishin hapur, “lisho”, aq sa i doli era gjithandej. Atëherë nisën të vendosnin gardiane femra në vend të meshkujve, sepse Partia e kishte me merak “moralin”. Metoda e përdhunimeve është përdorur shumë edhe në Krujë. Këtë e di mirë, pasi pas dënimit, jam dëbuar nga Kukësi dhe jam vendosur në Krujë, pasi u martova aty. Artistikja e Krujës ka pasur gati një mijë femra të punësuara. Godina ndodhej vetëm 10 metra larg Degës së Brendshme. Ngjitur me murin e Artistikes u ndërtua një barakë dhe operativët e Sigurimit linin takime me bashkëpunëtoret, por jo vetëm për spiunazh. Ata i përdornin femrat e Artistikes edhe për epshe seksuale, duke i përdhunuar. Gjithashtu, operativët i ngrinin femrat edhe kundër njëra-tjetrës, duke përhapur sherre e xhelozi, aq sa e mori vesh krejt Kruja që aty ishte ngritur një çerdhe “kuplaraje” nga Sigurimi i Shtetit. Kur doli ky nam, atëherë ndërhyri Ministria e Brendshme nga Tirana dhe e prishi këtë barake. Se vërtet bëheshin përdhunime nga Sigurimi, por ruheshin shumë që mos të bëhej publike. Sepse në popull përhapnin fjalën se komunisti ishte “njeri i shenjtë”, por rasti me Artistiken e Krujës u rrëshqiti nga duart. Ishte shumë vështirë t’i denoncoje, sepse nëse ndodhte kjo, të asgjësonin, të ngrinin akuza false, të rrasnin në burg.

Të burgosurit kanë qenë më së shumti meshkujt. Përveç përdhunimeve të femrave, po mbi meshkujt, a është abu­zuar seksualisht?

Hetuesit e pasluftës kanë qenë të pashkollë dhe çfarë nuk kanë bërë, që nga dhuna psikike, fizike, e përfshirë edhe përdhunimet, femra apo meshkuj qofshin. Në vitet ‘70 situ¬ ata ndryshoi disi, të paktën sa u përket përdhunimeve, por edhe kuadri i hetuesve ishte në nivel më të lartë, pasi ishin të shkolluar. Ndërkaq, ekzistonte pederastia brenda burgjeve, mes të dënuarve. Edhe pse ishte e ndaluar me ligj, nëpër kampe nuk pyetej, pasi kishte shumë të dënuar me dhjetëra vite./(panorama)


Lexo edhe:

RAILE LUZAJ, GRUAJA TË CILËN TOGERI KRIMINEL E TORTURONTE PA MËSHIRË