Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull.
Nga dashuria u ktheva sy,
I urtë, xhind, bohem, i rregullt.
Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva, kokrra tespije.
Me to të gjallë ndjenjën e mbajta,
Me to sfidova ankthin në pritje.
Nga dashuria në qiell i shtriva,
Me kokë në diell fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që të desha,
Ndërmend kam të të dua prapë.