“Tereza e Bekuar e Kalkutës” dhe mision i saj në Indi

Në janar të vitit 1929, Tereza, kjo murgeshë e përkushtuar, mbërrin në Kalkuta për të filluar punën mes njerëzve më të varfër e më të sëmurë në Indi. Sot, pas vdekjes, ajo mban titullin kishtar “Tereza e Bekuar e Kalkutës”, por njihet si Nënë Tereza.

Kjo shqiptare e lindur 26 gusht 1910, themeloi urdhrin Misionaret e Bamirësisë, sot aktiv në 133 vende, me shtëpi për personat me HIV / AIDS, lebra dhe tuberkuloz, me kuzhina për ushqim falas, jetimore, shkolla e etj.

Anëtaret e misionit te saj quhen Motra; ato duhet t’i përmbahen zotimit për “dëlirësi, varfëri dhe bindje, shërbime të përzemërta dhe falas për më të varfrit e të varfërve”.

Nënë Tereza ka marrë nderime të shumta nga bota, përfshi Çmimin Nobel të Paqes (1979). Ajo vdiq me 5 shtator 1997, transmeton ‘fjala.al’.

Në fund të vitit 2003, Nënë Tereza u lumturua nga Vatikani; një mrekulli e dytë e kryer me ndërmjetësimin e saj është e nevojshme të vërtetohet, para se ajo të mund të njihet si shenjtore nga Kisha Katolike.