Tërmeti në Turqi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Aktori turk 38-vjeçar, Ahmet Kara, u rrëzua përtokë kur muri i shtëpisë së tij në katin e pestë u shemb pas tërmeteve shkatërruese 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmara.

Aktori, ndërtesa e të cilit u shemb mbi të, vdiq për shkak të humbjes së gjakut.

Kujtojmë që aktori Ahmet Kara luajti së fundmi në filmin “Princi mbi kalë të bardhë”. Filmi, xhirimet dhe montimi i të cilit kanë përfunduar, por pritet të publikohen në ditët në vijim.

Sipas autoriteteve turke tërmeti me magnitudë 7.7 ballë në lagjen Pazarck të Kahramanmara ndodhi më 6 shkurt në orën 04:17. Të njëjtën ditë, në orën 13.24, në Elbistan ka ndodhur një tërmet i dytë me magnitudë 7.6 ballë.

Ndërkohë që nga njëra anë u kryen kërkim-shpëtime, nga ana tjetër, numri i personave që humbën jetën ka kaluar mbi 35 mijë.

ObserverKult


Lexo edhe:

E TRISHTË: GJENDET E PAJETË NË RRËNOJA AKTORJA E NJOHUR TURKE DHE E BIJA

Tërmeti tragjik që ka prekur Turqinë dhe Sirinë ka lënë 40.000 viktima. Ndërkohë ekipet e shpëtimit kanë bërë të pamundurën të shpëtojnë sa më shumë njerëz.

Ndër njerëzit që kanë humbur jetën nga tërmeti janë edhe aktoret turke, nënë e bijë Emel Atıcı dhe vajza e saj Püryan Atıcı. 

Seriali Bir Zamanlar Çukurova mbahet mend si një projekt mjaft i suksesshëm që u shit jashtë vendit falë këtyre aktoreve…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU