Terreni i përbashkët, traumë e përbashkët – letërsia nga Ballkani në Panairin e Lajpcigut

Shkrimtarë nga Evropa Juglindore flasin në panairin e Librit në Lajpcig për përvojat e tyre me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe vitin 1991.

30 vjet pas shpërbërjes së Jugosllavisë, dhjetë autorë nga ish-Jugosllavia përmbledhin në një vëllim me ese mendimet e tyre në një libër të bërë me porosi të rrjetit letrar “TRADUKI”, botuar në gjermanisht me titullin: “Arkipelagu Jugosllavi”. Me to ka rastin të njihet tani  edhe publiku virtual i panairit të Librit në Lajpcig. 

Jeta në vendngjarje

Pamja e aktivitetit, kaq tipike për aktivitetet në kohë pandemie, mund të shërbente fare mirë edhe si një ilustrim i komunikimit mes shoqërive të këtyre vendeve në kohën e sotme mes  kulturave të kësaj hapësire që dikur i përkisnin një kulture të vetme: drejtoresha e programit TRADUKI, Hana Stojic, nga Lajpcigu, përballë një ekrani të madh, të copëtuar në tri pjesë, në një bisedë pyetje-përgjigje me tre autorë nga vendngjarja: Blerina Rogova Gaxhën nga Kosova, Tomislav Markoviçin, nga Serbia dhe Faruk Shehiçin nga Bosnja-Hercegovina rreth pyetjes se ku gjendemi sot,  30 vjet nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. 

Një gjë kanë të përbashkët të tre shkrimtarët: Traumën e madhe që shkaktoi shpërbërja e Jugosllavisë. Një gjendje postapokaliptike e quan Faruk Shehiç, nga Bosnja-Hercegovina, situatën e pasluftës në vendin e tij.

Ai nuk e mohon, që në planin e memories ka një nostalgji për fëmijërinë, por kjo nostalgji, nuk ka të bëjë me të ardhmen, duke pasur parasysh se si përfundoi: Jugosllavia: në “varreza masive dhe masakra”, Shehiç nuk e ka përcaktuar ende emrin e asaj “ndjenje komplekse” që ka për vendin, ku kaluar një rini të lumtur.

Drejtoresha e programit TRADUKI, Hana Stojic, nga Lajpcigu, përballë një ekrani të madh, të copëtuar në tre pjesë, në një bisedë pyetje-përgjigje me tre autorë nga vendngjarja: Blerina Rogova Gaxhën nga Kosova, Tomislav Markoviçin, nga Serbia dhe Faruk Shehiçin nga Bosnja-Hercegovina rreth pyetjes se ku gjendemi sot,  e përjetojnë ata sot, shpërbërjen e Jugosllavisë. 

Blerina Rogova Gaxha, e lindur në vitin 1982, ishte tepër e re për të krijuar një asociacion pozitiv të nënvetëdijshëm për Jugosllavinë: “Pikërisht në momentin kur unë nisa jetën, filloi shkatërrim i jetës”, tha autorja shqiptare. Ajo njeh ish-Jugosllavinë e Milosheviçit si një realitet kërcënimi të përhershëm, që në nënvetëdijen e një adoleshenteje, siç ishte ajo, mund të linte vetëm gjuhë traumatike. Blerina Rogova Gaxha megjithatë ka një dëshirë për të ardhmen: “Të njohim më mirë njëri tjetrin, të takohemi dhe të kemi më shumë komunikime të ndërsjella.”

Nostalgji për paqen

Për traumë foli edhe Tomislav Markoviç, autori serb, që e ka përjetuar Jugosllavinë në rini të tij, Por jo për traumën e bombardimeve nga NATO-ja në vitin 1999, siç është narrativa mbisunduese në Serbinë e sotme, por për traumën e transformimit të njerëzve brenda natës në “kanibalë”, siç i quan ai, në vrasës që do të merrnin armën për të “vrarë dikë vetëm sepse quhej ndryshe.”

Markoviç megjithatë e relativizoi traumën e vet: “Trauma ime është qesharake në krahasim me atë të vendeve fqinjë. Unë vij nga një vend që e shkaktoi këtë traumë”, tha ai. E parë nga ky prizëm, vështirë të flitet për nostalgji të arsyetuar, tha Markokvic. E megjithatë, as Markoviç nuk e mohon që ka një ndjesi, një “mall për paqen” që sundonte atëherë.

Blerina Rogova Gaxha

Shpërbërja e Jugosllavisë

Bashkëbisedimi “Jeta në vendin e ngjarjes” ishte aktiviteti i parë i serisë “Arkipelagu Jugosllav” në kuadër të Programit “Lajpcigu lexon”, që shoqëron panairin e librit të Lajpcigut. Rrjeti letrar TRADUKI organizon aty prej disa vitesh programin “Common Ground”. i cili sjell në Lajpcig letërsi nga Evropa Juglindore dhe këtë vit ka si temë vitin 1991, konkretisht shpërbërjen e Jugosllavisë. 

Një nga ngjarjet kulmore të programit është mbrëmja letrare që zhvillohet në prani të publikut, ku marrin pjesë poeti kosovar Shpëtim Selmani, krahas Lana Bastašić-it (Bosnjë dhe Hercegovinë), Sandra Gugić-it, shkrimtare austriake nga Serbia dhe Tijan Silas, emigruar nga Sarajeva në Gjermani. Katër autorët prezantojnë veprat e tyre dhe vështrimin e tyre mbi terrenin që i bashkon. Interesant pritet të jetë edhe diskutimi virtual të dielën, 30.05.2021, i cili adreson gjithashtu efektin e vitit 1991 në Shqipëri, Jugosllavi dhe Rusi. Arian Leka, nga Shqipëria, Andrej Nikolaidis, nga Mali i Zi dhe Sergej Lebedev.

Para Pandemisë: Panairi i Librit në Lajpcig në vitin 2019

Panairi i Librit Leipzig: Program digjital

Panairi i Librit në Leipzig dikur ishte një “magnet për publikun”. Dhe vlera e tij kryesore qëndronte te lidhjet e drejtpërdrejta midis letrarëve, botuesve dhe lexuesve. Vitin e kaluar ai ishte një nga aktivitetet e para që u anulua për shkak të pandemisë. Këtë vit u nda në dy pjesë. Një pjesë u zhvillua në mars, muaji i zakonshëm i panairit, dhe pjesa e dytë, ajo e serisë Lajpcigu lexon, u la për në maj (27 deri më 30 maj, 2021).

Ngjarja kryesore e panairit është dhënia e Çmimit të Panairit të Librit Leipzig për të cilin janë përzgjedhur gjithsej 15 libra nga kategoritë letërsi artistike, letërsi shkencore dhe përkthime./DW

LEXO EDHE: Domosdoshmëria e një historie të re të letërsisë