reklamë

Testi PISA, Kosova përsëri “në fund të pusit”

Kosova vazhdon të jetë ndër sistemet me performancën më të dobët në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve – PISA.

Në rezultatet e PISA 2025, Kosova ka marrë 357 pikë në shkencë, 340 pikë në lexim dhe 350 pikë në matematikë.

Krahasuar me rezultatet e vitit 2022, në shkencë Kosova ka mbetur në të njëjtin nivel, ndërsa në lexim ka shënuar rënie për dy pikë dhe në matematikë për pesë pikë.

Ndërkohë, në një periudhë dhjetëvjeçare, rezultatet e Kosovës kanë shënuar rënie në të trija fushat. Në shkencë, Kosova ka humbur 21 pikë, në lexim 9 pikë, ndërsa në matematikë 13 pikë.

Në fushën e zgjidhjes kompjuterike të problemeve, Kosova ka marrë 359 pikë, duke u renditur gjithashtu ndër sistemet me rezultatet më të ulëta.

Siç ka njoftuar edhe Ministria e Arsimit, testimi i PISA 2025 në Kosovë është zhvilluar në periudhën 10 deri më 30 maj 2025.

Në të morën pjesë gjithsej 6 mijë e 632 nxënës 15-vjeçarë nga 213 shkolla.

ObserverKult


Lexo edhe:

Nis edicioni i 18-të i PriFest, Prishtina për gjashtë ditë në qendër të kinemasë