Thanë së kishte ndërruar jetë, reagon Sabri Fejzullahu: Është hera e katërt brenda tre muajve…

pranvera në prishtinë oh moj ti me sytë e zi sabri fejzullahu

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, vazhdon të ketë ende një karrierë të suksesshme në muzikë, ku zakonisht poston foto apo video gjatë koncerteve ku ai performon.

Mirëpo shpesh herë artisti ka rënë pre e lajmeve të rreme në lidhje me vdekjen e tij.

Së fundmi këngëtari ka reaguar nëpërmjet një videomesazhi të postuar në profilin e tij në “Facebook” në lidhje me portalet që kanë shkruar disa herë se ai ka ndërruar jetë.

Gjatë videos ai tregon se gjendja e tij shëndëtësore është shumë mirë dhe se punon për projektet e tij muzikore pa pushim, transmeton ‘fjala.al’.

Sipas artistit është hera e katërt brenda tre muajve që portalet shkruajnë lajme të tilla për të. Më pas ai përfundon duke thënë se vetëm Zoti mund të vendosë se kur ai nuk do të jetojë më.

“Përshendetje të gjithë ju që dëgjoni këngët e mia dhe kudo që jeni shqiptarë të nderuar, që ju dua fortë dhe ju çmoj e ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet nëpër portale që unë kam vdekur. Unë jam gjallë jam shëndoshë e mirë, po punoj pa u ndalur, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi (Zoti) vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë ju dua me shpirt”, u shpreh Sabriu në videomesazh.


Lexo edhe:


SABRI FEJZULLAHU: KUR NJË DITË DO TË KTHEHESH PRAPË TEK UNË (TEKSTI DHE KËNGA)

Kur një ditë do të kthehesh prapë tek unë
mbase i ke humbur t’gjitha n’botë.
E përbuzur dhe pa krenari
Kokëulur e sytë të pikojnë lot.

– Kush m’i lanë vitet e mia tash?
Kush ma kthen buzëqeshjen që kam humb?
Kush mi kthen netët e gjata mu?
Shumë vite kaluan, e tash është vonë…

TEKSTIN DHE KËNGËN E PLOTË TË KËNGËTARIT SABRI FEJZULLAHUT E GJENI KËTU

ObserverKult