Thanks for the Dance: Lansohet postmortum albumi i ri i Leonard Cohen

leonard cohen

Një koleksion i këngëve të padëgjuara më parë të Lenard Cohen, do të lansohet me emrin “Thanks for the Dance”, një album që përfaqësuesit e Cohenit e kanë cilësuar si një “korrje të papritur të këngëve” dhe “vazhdim i punës së mjeshtrit”.

Coheni kishte kërkuar nga djali i tij, Adami, që të kompletonte skicat e mbetura nga bashkëpunimi i tyre i mëparshëm “You Want it Darker”, që u lansua në tetor të vitit 2916. Por, Cohen-i vdiq një muaj më vonë, në moshën 82 vjeçare. Shtatë muaj pas vdekjes së babait, Adami filloi të punonte me materialet, i vetëm në një garazhë afër shtëpisë së vjetër të babait të tij. Më vonë, ai do të ftonte kontributdhënësit e tjerë për t’u bërë pjesë e këtij projekti.

Këtu përfshiheshin Javier Mas (spanjolli që ishte pjesë e bendit të Cohen-it në tetë vitet e fundit të turneut të tij) dhe yje të muzikës si Beck, Bryce Dessner of the National, Richard Reed Parry of Arcade Fire, Damien Rice dhe Leslie Feist, njofton The Guardian.

 “Thanks for the Dance” do të paraqesë edhe punën e kompozitorit Dustin O’Halloran, producentëve Daniel Lanois dhe Patrick Watson, orkestrës Stargaze, korit Cantus Domus me bazë në Berlin dhe korit Shaar Hashomayim të cilët perfromuan në You Want it Darker. Ish-bashkëpunëtorët e Cohen-it, Jennifer Warnes dhe Michael Chaves po ashtu do të shfaqen aty.

 “Gjatë kompozimit dhe rregullimit të muzikës për fjalët e tij ne zgjodhëm pjesët më karakteristike muzikore të tij, në mënyrë që ta mbajmë ‘pranë’ nesh”, tha Adam Cohen. “Ajo që më emocionon më së shumti rreth këtij albumi janë përgjigjet e atyre që e kanë dëgjuar (albumin): ‘Leonard-i jeton’, thonë ata njëri pas tjetrit.”

Pjesë e albumit është një këngë e re, The Goal (Synimi) në të cilën Cohen përballet me vdekshmërinë.

Në një intervistë me Neë Yorker, të publikuar disa muaj para se të vdiste, Cohen pati shfaqur dyshimet nëse do të mund t’i përfundonte këngët e palëshuara.

Kurse në shtator të vitit 2018 Adam Cohen e publikoi “The Flame” një koleksion i poemave dhe lirikave të babait të tij. Ai tha për “The Guardian” se babai i tij “ishte shumë i interesuar ta ruante magjinë e punës së tij e jo ta zbulonte atë”.

Gjatë muajve të tij të fundit, thotë Adam, ai ishte “një njeri në kërkim, me një mission.”/The Guardian / Në shqip: ObserverKult