“Deri pak kohë më parë, shqiptarët më të famshëm ishin Nëna Terezë dhe Enver Hoxha. E tani, të shenjtit dhe mëkatarit u janë bashkuar këngëtarët”, shkruan revista britanike “The Economist”.
Ato janë kudo. Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues në “Spotify”, platformën për muzikë. Bebe Rexha i ka 24 milionë dëgjues. Rita Ora i ka pasur pesë këngë në vendin e parë në top-listat britanike dhe ka qenë pjesë e jurisë në “The x Factor”. Era Istrefi ka kënduar në hapje të Kampionatit Botëror të Futbollit, më 2018. Njomza Vitia, këngëtare dhe tekstshkruese dhe Labinot Gashi, reper, kanë dëgjues gjithandej nëpër botë. Singli i Ava Mazit “Sweet but Psycho” në tërësi konsiderohet më argëtues sesa oferta letrare e Hoxhës, “Shqipëria sfidon revizionizmin e Khrushchevit”.
Të gjitha këto mega-yje me rrënjë shqiptare, me përjashtim të Istrefit, janë rritur në diasporë. Lipa, Max, Rexha dhe Vitia u lindën në Londër, respektivisisht Milwaukee, Brooklyn ose në afërsi të Stuttgartit. Vetëm Max ka rrënjë në Shqipëri; tjerët janë me prejardhje nga Kosova, me përjashim të Rexhës, familja e së cilës erdhi nga Maqedonia e Veriut, shkruan “The Ekonomist”.
Përgjatë historisë, si thotë babai i Lipës, Dukagjin Lipa, shqiptarët janë shtypur, por suksesi i kësaj gjenerare tregon se “nëse na jepet mundësia, ne shkëlqejmë. Yjet e diasporës shpesh mbajnë koncerte në Kosovë, duke u mbështjellë në flamujt kosovarë apo shqiptarë, tregon revista./koha