Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka përmbyllur së fundmi, një shfaqje shumë të suksesshme në Mynih, Gjermani. Kjo, pak kohë pas shfaqjeve të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar. Për interpretimin e shkëlqyer dhe vlerat artistike, kanë raportuar edhe mediet e huaja, mes tyre prestigjiozja britanike “The Guardian”, me dy shkrime për sopranon shqiptare. Ka qenë kritiku, John Crace, ai i cili e ka vlerësuar së tepërmi performancën e artistes shqiptare.
“Jaho është sopranoja më e mirë në botë. Aftësia e saj për të hyrë në rolet që interpreton është mahnitëse, siç është edhe edhe vokali i saj. Askush si ajo, nuk mund t’ju prekë më shumë, ndërsa lotët i rrjedhin në fytyrë. Për këdo që nuk ka dëgjuar për të, mjafton të kërkoni në Youtube. Ndërkohë, “The Guardian”, kishte raportuar edhe pak javë më parë, për premierën e Ermonela Jahos në “Wigmore Hall” të Londrës. “Aftësia e jashtëzakonshme e sopranos shqiptare për të depërtuar në mendjen e personazhit e bëri këtë recital, një rast shumë të veçantë”, – nis shkrimin gazeta e njohur.
“Recitali i parë i Ermonela Jahos në “Wigmore Hall”, me pianistin Steven Maughan, shënoi 50-vjetorin e themelimit të Operës Rara, ku Jaho ka bërë disa nga punët e saj më të mira deri më tani. Programi i saj, duke ndërthurur këngë franceze dhe italiane i kushtohej sopranos italiane, Rosina Storchio (1872-1945), e cila është e njohur për operat e famshme, si “Violetta in La Traviata” dhe krijimin e roleve “Zazà e Leoncavallo’s” dhe “Puccini’s”. Arti i Jahos është e rrënjosur në një identifikim të thellë me repertorin e saj të zgjedhur, që rezulton në shfaqjen e vërtetësisë së pakursyer dhe ndershmërisë së jashtëzakonshme emocionale. Në recital, si në skenë, aftësia e saj për të ekspozuar psikikën e një personazhi në disa sekonda është e një niveli jashtëzakonisht e të lartë. Ne vërtetë, ndjemë dëshpërim kur pamë sesi Sapho i Massenet përpiqet të kërkojë të dashurin e saj të gabuar dhe realitetin e ashpër të Irisit të Mascagnit, ndërsa ajo rrëfen ëndrrën e saj, për një përbindësh deti që e ha. Lotët, ndërkohë, pushtuan fytyrën e Jahos, gjatë skenës së trishtë nga Lodoletta e Mascagni, me klithmat e “Io njohuramo” para shpresës dhe jetës së vështirë”, – vazhdon më tej,
mediumi britanik.
“Megjithatë, diku tjetër kishte edhe gëzim në “Chanson d’Avril” të Bizetit dhe një sensualitet i butë në “Sérénade”, për nuancat e jashtëzakonshme artistike. Ndërkohë, Maughan ishte një shoqërues i shkëlqyeshëm, i menjëhershëm dhe na dha disa vallëzime tërheqëse sallonesh nga Leoncavallo dhe Giordano, kur Jaho ishte larg skenës. Recitali më i veçantë, i realizuar mrekullisht”, – përfundonte shkrimin për sopranon e famshme shqiptare, “The Guardian”.