The Guardian përzgjedh fotografinë e realizuar në Kosovë si më të mirën e ditës

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” ka përzedhur një fotografi nga Kosova si më të mirën e ditës së martë.

Ndotja e ajrit në Kosovë që vjen si pasojë e prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri është kryefjala e fotografisë.

“Obiliq, Kosovë – Një burrë kalëron kalin e tij pranë një termocentrali. Dy termocentrale me qymyr janë burimi kryesor i niveleve alarmante të ndotjes së ajrit në Kosovë”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së realizuar nga fotografi Armend Nimani.

“The Guardian” ka përzgjedhur edhe disa fotografi të tjera ku e veçon një dyqan në Dubai të Emiratave të Bashkuara Arabe i cili u shërben vetëm qenve.


Lexo edhe:

EKSPOZITË ME IKONA DHE RELIKTE TË SHENJTA TË BALLKANIT

“Ikona të mrekullueshme dhe relikte të shenjta të Ballkanit”, titullohet ekspozita e çelur ditët e fundit nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë në bashkëpunim me Qendrën Muzeore, Berat.

Në hapjen e ekspozitës ishte i pranishëm edhe ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski. Drejtues të qeverisë vendore, gazetarë bullgarë, artdashës, qytetarë, etj.

Kjo ekspozitë paraqet disa periudha historike dhe vende si. Periudha Post Bizantine, Mesjeta Bullgare, mali Atos. Pastaj manastire bullgare si dhe relikte të shenjta në vendet ballkanike.

Drejtori i Qendrës Kombëtare Muzeore në Berat, Agron Polovina. Tha për ATSH-në se “fotot e ekspozuara janë pjesë e fondit nga Arkivi i Qendrës për Studime Sllavo-Bizantine “Prof. Ivan Duicev” në Universitetin e Sofjes “Kliment Ohridski”. Si dhe nga manastiret: Rila, Trojan dhe Bigorski”.

Sipas tij, çelja e ekspozitës ishte në kuadër të promovimit të marrëdhënieve. Vlerave të kulturës dhe trashëgimisë ndërmjet dy vendeve tona.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU