“The Guardian” publikon një foto të moderatores shqiptare

Mes fotografive më të mira të ditës së djeshme, prestigjiozja “The Guardian” ka zgjedhur një foto të moderatores Enxhi Nasufi, shkrepur nga fotoreporteri i Reuters, Florion Goga, në tregun e Kombinatit, Tiranë.

“Tiranë, blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në treg, autoritetet kanë marrë masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit” – është përshkrimi përcjellës i fotos.