Simpsons prej shumë dekadash në television kanë mbuluar shumë terren, por tashmë ato i përkasin të shkuarës.
The Simpsons duket se kanë dalë nga zona e tyre e komfortit dhe janë gati të eksplorojnë diçka të re të paprovuar më parë. Një episod plotësisht muzikor, pra një mjuzikël.
Episodi titullohet “Ylli i prapaskenës” dhe do të debutojë më 26 shtator si premierë e sezonit 33. Ky do të jetë “episodi më muzikor që kemi bërë ndonjëherë”, tha producenti ekzekutiv Matt Selman, siç raportohet nga “Entertainment weekly”.
“Do të jetë si një mjuzikël në Broadway i një episodi me të gjitha këngët origjinale.”
Kristen Bell do të këndojë si Marge në episod.
Sigurisht që Simpsons nuk është i huaj për pjesët muzikore-kush mund ta harrojë këngën Monorail? Por kjo është hera e parë që i gjithë episodi do të jetë një mjuzikël, transmeton ‘lapsi.al’.
Episodi u shkrua nga Elisabeth Kiernan Averick, e cila më parë shkroi për Crazy Ex-Girlfriend me temë muzikore. Muzika në episod u shkrua nga Jack Dolgen, i cili gjithashtu punoi në Crazy Ex-Girlfriend.
LEXO EDHE: Loki i “Avengers” pjesë e filmit të “The Simpsons”