“The Voice All Stars”, Gjon’s Tears befason jurinë me interpretimin e tij

Për të festuar një dekadë transmetimi të talent show-t më të njohur muzikor në botë “The Voice” Franca vjen me një model origjinal. Pas karrigeve të kuqe të jurisë së përbërë nga yjet e muzikës franceze nuk do të jenë aspirantët për këngëtar, por yje të njohur të industrisë muzikore të cilët do të kërkojnë riafirmimin e tyre si artistë, por kësaj here do të duhet të kalojë nëpërmjet veshit muzikor dhe sigurisht karrigeve të jurisë.

Në puntatën e radhës në garë ishte këngëtari shqiptar Gjon’s Tears i cilli arriti të kthejë të pesë karriget e anëtareve të jurisë. Gjon’s Tears u ngjit në skenën e “The Voice All Stars” me interpretimin e këngës “Corpse” të artistes Yseult.

Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears e nisin rrugëtimin e tij në muzikë pikërisht në një talent show. Në vitin në vitin 2011, në moshën 12 vjeç, garoi në sezonin e parë të talent show-t “Albanians Got Talent”, ku arriti të renditej i treti në finale. Një vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinalen e “Die grössten Schweizer Talente”. Në vitin 2019, ai mori pjesë në audicionet për sezonin e tetë të “The Voice France” ku arriti në gjysmëfinale.

Për të pushtuar me tej në vitin 2021, skenën europiane te Eurovision song Contest, ku u rendit i treti.

Në 10 vjet, në “The Voice” në Francë, më shumë se 1 mijë talente kanë shkelur në skenën legjendare. Zëra ikonikë, me më shumë se 10 milionë albume të shitur, pjesëmarrje në mjuziklët më të mëdhenj, “18 NRJ Music Awards”  “3 Victoires de la musique” dhe “1 César”. 10 vjet gjatë të cilave artistët më të mëdhenj francezë u ulën në kolltuqet e kuqe. Një nivel absolutisht i jashtëzakonshëm i konkurrencës i cili bashkon kremin e talenteve të së kaluarës në “The voice” dhe pesë trajnerë historikë të programit./diasporashqiptare.al

LEXO EDHE: Gjon Muharremaj flet për personin që donte t’ia ndërpriste ëndrrat