“Thelbi i së vërtetës” nga Martin Heidegger

Nga Martin Heidegger

Thelbi i së vërtetës e zbulon veten si liri. E kjo e fundit është ek-sistente, zbuluesja e lënies –së-qenieve-të jenë vetvetja.

Nga ana tjetër, çdo mënyrë e sjelljes së hapur lulëzon prej të lënit-të qenieve –të –jenë dhe në çdo rast, ajo është një sjellje ndaj kësaj apo asaj qenieje. Si angazhim në zbulimin e qenies si një e tërë në vetvete, liria arrin tashmë të sintetizojë (harmonizojë) të gjitha sjelljet ndaj qenies si një e tërë.

Megjithatë, të qenit në sintoni (sintonizimi) nuk mund të kuptohet kurrë si një “ndjenjë” dhe “përjetim”, sepse përndryshe ajo do të privohej kështu nga vetë thelbi i saj. Ndaj, në kontekstin tonë ajo lipset të interpretohet mbi bazën e diçkaje (“jetë dhe shpirt”), që mund të zotërojë ngjashmërinë e emërtimit si thelb, vetëm për aq sa të arrijë të mbartë në vetvete shtrëmbërimin dhe keq-interpretimin e të qenit në sintoni (në harmoni). E kjo, pasi të qenit në sintoni, d.m.th. ekspozueshmëria ek-sistente ndaj qenieve si një e tërë, mund të përjetohet si eksperiencë, dhe të “ndihet” , vetëm për shkak se njeriu i cili “përjeton” këtë eksperiencë, pa qenë i vetëdijshëm për thelbin e sintonizimit, të jetë gjithmonë i angazhuar përgjatë të qënit në sintoni, në një mënyrë të atillë që të arrijë t’i zbulojë qeniet në vetvete si një e tërë.

Çdo mënyrë e sjelljes së njeriut historik, qoftë e spikatur apo jo, qoftë e kuptuar apo jo-është e sntonizuar, e nëpërmjet këtij sintonizimi, e përfshirë dhe e pozicionuar gjithashtu edhe tek qeniet në tërësinë e tyre.

Nga ana tjetër, hapja e qenies si një e tërë nuk përkon me shumën e të gjitha qenieve drejtëpërdrejtë të njohura (ose familjare). Përkundrazi , kur qeniet nuk janë kaq shumë familjare për njeriun, po janë pak ose pothuajse aspak të njohura nga shkenca, atëherë hapja e qenieve në tërësinë e tyre mund të mbizotërojë më esencialisht se sa atëherë kur familjarja dhe e mirë-njohura arrijnë të bëhen të pakufijta dhe asgjë s’është më e aftë të përballojë problemin e njohjes, që nga çasti kur orinësua teknike mbi sendet e ushtron vetveten pa kurrëfarë limiti.

E përpikmërisht në nivelizimin dhe planifikimin e gjithë kësaj dijeje, të kësaj thjesht –njohje, hapja e qenieve dystohet (sheshohet) e bëhet një me asgjënë e dukshme të asaj që s’është tashmë as edhe një çështje indiference, por diçka thjesht e harruar.

Për këtë arsye, të lënit-të-qenive-të jenë, që në vetvete është një sintonizim, një vënie në akord, në përshtatshmëri, mbizotëron kështu kudo , duke i paraprirë të gjitha sjelljeve të hapura që lulëzojnë në të.

Ndaj, sjellja e njeriut, në sajë të hapjes së qenies si një e tërë, arrin të sillet kudo në një akord krejtësisht të përcaktuar. Sidoqoftë , nga këndvështrimi i përllogaritjeve dhe shqetësimeve të përditshme, kjo “si një e tërë” duket të jetë e pakapshme dhe e pallogaritshme. Ajo nuk mund të kuptohet mbi bazën e qenieve të hapura në çfarëdo rast të dhënë, qofshin këto qenie në përkatësi të natyrës apo historisë.

Pasi , edhe pse sjell pareshtur gjithshka në një akord të caktuar, ajo përsëri mbetet e pacaktuar, e padeterminuar , duke përkuar atëherë në pjesën më të madhe me atë që është më pak jetëgjatë dhe më e pakonsideruara.

Megjithatë, ajo ç’ka realizon këtë akord duhet thënë se se nuk është asgjëja , por përkundrazi , fshehja e qenieve si një e tërë.

E përpikmërisht, pse të lënit-të jenë i lë qeniet të jenë gjithmonë në një sjellje të caktuar që lidhet me to-rrjedhimisht edhe duke i zbuluar ato-ajo arrin të kryejë edhe rolin e fshehjes së qenieve si një e tërë. Kësisoj, të lënit –të-qenieve –të jenë qenësisht , është në të njëjtën kohë edhe fshehje. D.m.th. në lirinë eksistente të Dasein-it rri gjithashtu edhe fshehja si një e tërë. Këtu pra, gjendet fshehja.

*Titulli i origjinalit: “Thelbi i së vërtetës”

(Shkëputur nga libri ‘Leksione dhe konferenca” të autorit Martin Heidegger, botuar nga “Plejad”)

Përkthyer nga Dritan Thomollari dhe Urim Nerguti

Përgatiti: ObserverKult


aziz mustafa

Lexo edhe:

BUQETË POETIKE NGA AZIZ MUSTAFA: LIRIA, A ËSHTË ËNDËRR?

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Aziz Mustafa:

Kam njohur njeriun

Kam njohur njeriun që zbuste ujq
E çartej nga qenë të rreckosur
Që mbillte fusha me dritë
Në net të errëta me mjegull

Kam njohur njeriun që vetëvritej çdo ditë
E ringjallej për të treguar sa e ëmbël është jeta
Këpuste lule dhe derdhte lot mbi petale
Deri sa të tjera i mbinin mes gishtash

Kam njohur njeriun që shtrihej në kopsht krizantemash
Dhe ëndërronte diej të ri në galaktika të vjetra
Pastaj dilte e mblidhte copa buke në plehra
Dhe ushqente urinë e pangopur të botës virtuale

Kam njohur njeriun që vuante dhembjet e të tjerëve
Dhe fshihej nën hije të buzëqeshjeve
Në një përroskë pinte ujë të freskët
E qeshte me zemër kur përmendej amshimi

Flinte mbi ferra dyshimesh e mospajtimesh
Me ndërgjegje të pastër kristal

Kam njohur njeriun…

Më ndodhë

Më ndodhë rrallë
Të mendoj se jam dikush tjetër
Më merr malli për veten
Dhe shpejt kthehem
Në gjendjen e vjetër

Mungon Musa Ramadani

Hera e parë pas sa muajsh
Hyj te “Edi-2”
Asgjë nuk ka ndryshuar
Pos një fantazme e zezë
Që po sillet rrotull
Me maskë e me dorëza
Me një emër të bukur
Si kurorë e Diellit

Poezitë e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult