Themelohet çmimi i veçantë shkencor “Pilika”

Çmimi u themelua me vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave, me propozim të komisioneve të përhershme të matematikës dhe informatikës, në përputhje me rregulloren për çmimet shkencore që jepen nga ASHSH.

Shkallët e këtij çmimi, kriteret, si dhe kalendari i zhvillimit të konkursit do të njoftohen së shpejti.

Pak fjalë për themeluesin dhe drejtuesin historik të katedrës së matematikës në Shqipëri dhe bashkëthemeluesin e shkencës së informatikës akad. Petraq Pilika (1924-2009), me emrin e të cilit do të jepet ky çmim i veçantë.

Petraq Pilika është matematikan, profesor, akademik, Mësues i Popullit. Lindi në Korçë, ku kreu liceun kombëtar francez. Mori pjesë aktive në lëvizjen antifashiste nacionalçlirimtare që në fillimet e saj dhe më pas edhe në luftën antifashiste.

U diplomua në degën e matematikës të Universitetit “Lomonosov” të Moskës (1946-1951).

Më 1951 u emërua përgjegjës i katedrës së matematikës e të fizikës në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës. Me themelimin e UT u emërua përgjegjës i katedrës së matematikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore, të cilën e drejtoi për 31 vjet.

Petraq Pilika kreu studime të rëndësishme në fushën e teorisë së funksioneve, botuar në revista të vendit e të huaja. Në vitet e ’70 luajti rol kryesor në hartimin e strategjisë së zhvillimit në matematikë.

Ishte organizator kryesor i dy konferencave kombëtare për matematikën (1984, 1989).

Nxiti kërkimin e mirëfilltë shkencor dhe e orientoi drejt në hapat e parë të tij në disa fusha me perspektivë për rritjen e nivelit shkencor të mësimdhënies dhe për zbatime në fusha të tjera.

Disa nga veprat kryesore: “Funksionet kufitare e klasat Hp” (monografi); “Teoria e funksioneve të ndryshorit real”; “Teoria konstruktive e funksioneve”.

Akad. Petraq Pilika ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në disa forume shkencore ndërkombëtare dhe pjesëmarrës në kongreset botërore të matematikës.

Ai ka përfaqësuar Akademinë e Shkencave në simpoziumin ndërkombëtar të kërkimeve në këtë fushë zhvilluar në Rumani në vitin 1965 (botuar në Studii si cercetări matematice”, vol. 17, issues 6-10, p. 994 et cont., bot. Institutul de Matematică; si dhe në “Revue roumaine de mathématiques pures et appliqués”, nr. 10/1965 (edit. Academia Republicii Populare Romîne); në konferencën ndërkombëtare të matematikanëve në Helsinki më 1982 (botuar në “Proceedings of the International Congress of Mathematicians”, Helsinki 1980, edited by Olli Lehto – “Mathematics” – vol 1, p. 36; si dhe në “Les lettres Albanaises”, 1981, p. 8). /atsh

ObserverKult  


arti lushi trupi im

Lexo edhe:

ARTI LUSHI: I BURGOSURI

(Kushtuar Ajolës)

Herën e parë që të pashë isha si ai që sapo ka dalë nga burgu.
Gjithçka më mahniste dhe plagoste njëherësh.
Ajri kish peshën e gjymtë të së dielës
Dhe nje mot plot dredhi na shpështillej ndër këmbë.
I parruar isha. I zhveshur nga dhuntia e të qenit brenda trupit tënd.
Kështu isha atë ditë. Ndaj edhe të thashë
“Sapo kam dalë nga burgu”
Nuk di a më besove apo jo, por qeshe.
“Një jetë është më shumë se dy çaste” u mundove të më ngushëllosh.
“Mbylli sytë” -më urdhërove
Dhe një lëmsh drite nga duart e tua ma përshkoi parzmin.
“Tashmë je i burgosuri im” këtë the pasi më puthe.
Atë ditë bëmë gjithçka që mund të bëjnë dy bij dashurie:
Ndamë një pako biskota, një shëtitje, një heshtje.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult