![demaci745747437634934](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2019/12/demaci745747437634934-696x392.jpg)
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka njoftuar se kanë marrë vendim për themelimin e çmimit të ri letrar në emrin e shkrimtarit, politikanit e atdhetarit Adem Demaçi.
Sipas njoftimit për media ky çmim do të jepet çdo vit më 5 mars në akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë”.
Ky çmim do të jepet për krijimin më të mirë të paraqitur në këtë veprimtari të LSHK-së që organizohet në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Lirisë.