Zigmund Frojd (Sigmund Freud) është themeluesi i psikanalizës. Idetë e tij radikale mbi mendjen e njeriut transformuan psikologjinë dhe mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme. Më poshtë mund të lexoni disa thënie të tij.
• Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit!
• Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurt se e duan!
• Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë!
• Njeriu nuk ia arrin t’i eliminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë!
• Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë!
• Ëndrrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura!
• Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij, ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin!
• Njerëzit janë më moralë se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se sa përfytyrojnë!
• Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar!
• Qëllimi i gjithë jetës është vdekja!
• Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë!
• Sa kemi përparuar. Në Mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi!
• Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë!
• Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes!
• Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave!
• Treguesi i parë i idiotësisë, është mungesa e plotë e turpit!
• Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë.
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
Lexo edhe: