Thënie për bukurinë: Bukuria nuk gjendet në fytyrë, por në dritën e zemrës!

Thënie të zgjedhura që flasin për bukurinë:

Aristoteli: Bukuria është dhuratë e Zotit.

Shën Agustini: Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të ligë.

Khaled Hosseini: Bukuria është një dhuratë e stërmadhe,e pamerituar, e dhënë qorrazi, në budallallëk.

Platoni: Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.

Herman Hesse: Bukura nuk e lumturon atë që e zotëron, por atë që mund ta dashurojë e dëshirojë.

Ovidi: Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.

Khalid Gibran: Bukuria nuk gjendet në fytyrë, por në dritën e zemrës.

Shën Joan Klimakusi: Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditëse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t’i drejtohej Zotit me përdëllim.

Fedro: Një fytyrë e bukur por që s’ka tru, nuk vlenë asgjë.

Safo: Çka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.

Havelock Ellis: Mungesa e të metave te bukuria është në vetvete një e metë.

Paul Erdos: Nëse nuk e kupton vet se ku fshihet bukuria, askush nuk mund të të ndihmojë.

Horaci: Asgjë e bukur nuk është e bukur, nëse shikohet nga të gjitha këndvështrimet.

John Don: Dashura e bazuar mbi bukurinë, mbaron te bukuria.

Plutarku: Kur në mesnatë kandili shuhet, të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.

Tenzin Gyatso: Injoranca i jep shumë rëndësi bukursë, shëmtisë e të tjerave të ngjashme.

Sokrati: Të lutem o Zot, më bëjë të bukur përbrenda.

Arkimedi: Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.

ObserverKult