Theofil Haxhijani, artisi që fshikulloi me humor për 30 vjet me radhë

Theofil Haxhijani

Ka qenë një periudhë kur Theofil Haxhijani ka qenë epiqendra e jetës kulturore në Sarandë, Delvinë dhe rrethinat pranë tyre.

Ai u përket tyre artistëve që me atë çfarë kanë performuar në artin e humorit dhe satirës, por jo vetëm, do t’u mungojë gjatë këtyre komuniteteve. Theofil Haxhijani bën pjesë në plejadën e korifenjve të humorit shqiptar, që erdhi dhe shkëlqeu në skenë pa shkollë të mirëfilltë arti sikundër: Tano Banushi, Luftar Paja, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Ramazan Ngjala, Aleko Prodani, e shumë të tjerë.

Ai me artin e tij origjinal u ngrit në staturën e artistit profesionist, nga radhët e klasës punëtore. I lindur në lagjen “Llakë” të qytetit Delvinë, pasi mbaroi shkollën e mesme mekanike. Punoi disa vite elektricist. Prej aty, për gati 30 vite punoi si aktor profesionist në estradën e Sarandës.

Në vitin 1978 u pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Në vitin 1979 mori titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 2014 iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”.

Një jetë në skenë, një jetë me humor dhe muzikë para popullit nga Saranda në Tropojë, e bëri Theofil Haxhijanin të fitonte nderimin e mijëra shikuesve në skenë.

Gjatë karrierës 30- vjeçare, përveç disa dhjetëra skeçeve e pjesëve me një akt të muzikuara, ka interpretuar edhe mbi 100 kuplete e parodi dhe tri komedi muzikore. Ai ishte mjeshtër i karaktereve. Me nivelin e lartë artistike dhe origjinalitetin e tij, Theofili mbeti modelsi i artistit të humorit në vitet ‘60-‘70, duke interpretuar materiale që fshikullonin të meta të karakterit njerëzor. Theofil Haxhijani u ngjit në Panteonin e Kulturës Kombëtare dhe mbeti pikë reference për një interpretim mjeshtëror veçanërisht në kupletet, paroditë dhe komeditë muzikore.


Zoti Theofil! Fillimisht le të prezantohemi seriozisht për lexuesin, çfarë kujtoni nga fëmijëria dhe fillesat e profesionit tuaj?


Unë kam lindur në lagjen “Llak”, në Delvinë, një lagje e qytetëruar, me tradita kulturë e intelektualë të shqua. Me shtëpi të bukura. Kishte vreshta dhe ullinj të shumtë. Në fëmijërinë time nuk i harroj netët e dimrit dhe flakën që lëshonin kërcunjtë e trashë në oxhak. Ndiznim llambën e vajgurit, që në disa raste xhamin e kishte të thyer ose të krisur dhe lexoja Abetaren. Babai na mësonte këngë popullore, na lexonte edhe vjersha të poetëve të ndryshëm. Ndërsa mamaja, përveç zërit të mirë, kishte repertor të pasur me këngë popullore përmetare, korçare etj./gazetashqiptare

ObserverKult

Lexo edhe:

BARDHYL RESO: NËSE NASHO JORGAQI DO ISHTE INFORMATOR I SIGURIMIT, MUA…