Zona e Zagorisë me resurse të pasura natyrore, fsheh në gjirin e tokës së saj thesare arkeologjike.
Sipas arkeologut Spiro Nika, nëse qoftë se do të bëheshin përpjekje për të nisur ekspeditat kërkimore, do të vinte ora që të plotësohej një boshllëk i madh në studimet parailire dhe ato prehistorike.
Por projektet për eksplorimin e kësaj zone kanë mbetur ende në letër. Arkeologun e shqetësojnë disa gjetje arkeologjike sipërfaqësore të mbledhura nga vëzhgimet pranë burimit të Çalakut në Konckè, Zagori.
Dhe këto gjetje, nëse nuk bien në duar të specialistëve, mund të shënojnë humbjen e një dokumentacioni arkeologjik.
Gjetjet janë disa fragmente të qeramikës, enë të tavolinës që i përkasin shekullit të tretë e të dytë para Krishtit. Një pjesë e gjetjeve sipërfaqësore vijnë nga banorë të zonës, siç është kjo spilë hekuri në formë zogu, e gjetur nga Stefan Thimio.
Janë aty në nëntokë, por nuk “kanë gojë” të flasin. Po përse ka rëndësi kërkimi dhe zbulimi i artefakteve në këto zona?
Në një intervistë për Report TV, arkeologu Spiro Nika çel siparin e një problemi të madh në arkeologjinë shqiptare, pas zhvillimit të disa ekspeditave përnjohëse me Prof. Luan Përzhitën dhe shefi e Departamentit të Prehistorisë, Prof. Ilir Gjipalin, të cilat dhanë rezultate të shpejta për parahistorinë e hershme në territorin e Shqipërinë jugperëndimore./shqiptarja