Thirrja e Albina Kelmendit për shqiptarët: “Më votoni në Eurovision, të tregojmë kush jemi…”

Emocionet shtohen për familjen Kelmendi, një ditë para se të ngjiten në skenën e Eurovision Song Contest 2023.

Albina Kelmendi është e bindur se shqiptarët me zemër të madhe, që ndodhen kudo nëpër botë do e mbështesin që kënga “Duje” të kalojë në finale.

“Është koha që të tregojmë veten edhe më shumë. Jemi një popull i vogël por kemi një zemër të madhe. Kemi shqiptarët gjithandej” tha Albina Kelmendi në një intervistë për RTSH.

Kënga “Duje” fitoi trofeun e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH, për të shkuar në Festivalin Evropian me anë të votave të publikut. Ndërsa Elsa Lila me këngën “Evita’ fitoi çmimin e parë të jurisë.

Në mbrëmjen e 11 majit ata do të performojnë të 14-tit në skenë.

Albina vete në lidhjen me Skype bashkë me motrat e saj, Vesa dhe Sidorela komentojnë mirëpritjen që i është bërë këto ditë në Liverpul.

“Mikëpritja ka qenë jashtëzakonisht e madhe, sidomos pas provave të para që kemi realizuar në skenën ku do të mbahet Eurovizioni. Gjithçka ka ndryshuar. Komentet i kemi marrë pozitive, po ashtu dhe sondazhet” thotë ajo.

Këngëtarja kërkon mbështetjen e gjithë shqiptarëve për të treguar vlerat e kombit tonë.

“Mezi po presim të dalim në skenë në datën 11. Të bëhet votimi e të tregojmë forcën tonë dhe t’ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë siç ju kemi premtuar”, tha ajo./rtsh.al

ObserverKult


Lexo edhe:

S’KANË TË NDALUR… EDHE SHTETI I TRETË TËRHIQET NGA ”EUROVISION 2023”

Deri më tani janë tre shtete që janë tërhequr nga pjesëmarrja në ”Eurovision 2023”. Pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, e fundit është Bullgaria që tërhiqet nga festivali.

Sipas njoftimit zyrtar, në festival vitin e ardhshëm do të marrin pjesë 37 shtete.

”BBC News” tha se vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë për të kompensuar paratë e humbura pas ndalimit të Rusisë.

EBU e cila organizon konkursin, ka konfirmuar tani listën e 37 pjesëmarrësve për konkursin 2023, transmeton ‘Tirananews.al’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult