Albana Beqiri: Ti më mësove të jetoj edhe kur duket e pamundur…

albana beqiri vdekja

Ma tregove rrugën atë çast që më more përdore
E dija se ishte udha e duhur, ajo e dashurisë
Sikur zbrite nga qielli që deri atë çast dukej i errët
Nga stuhia në afrim. Ti ishe dielli që e shporre stuhinë
Dhe unë të desha si duhet Dielli.
Sikur dole nga deti që deri atë çast dukej krejt i egër
Nga stuhia në afrim. Ti ishe dielli që e shporre stuhinë.
Dhe unë të desha si duhet Deti dhe Dielli.
Sikur dole nga ëndrra që deri atë çast dukej e stërkequr
Nga e makthi dhe ankthi. Ti ishe dielli që e shporre të keqen
Dhe unë të desha si duhet Ëndrra, Deti dhe Dielli.
Sikur dole nga lumturia që deri atëherë dukej e largët
Nga mosnjohja dhe mostakimi. Ti ishe dielli që shkrive largësinë
Dhe unë të desha si duhet Lumturia, Ëndrra, Deti dhe Dielli.
Sikur dole nga dashuria që deri atë çast dukej e ëndërrt
Nga mungesat dhe pamundësia. Ti ishe dielli që e munde pamundësinë
Dhe unë të desha si duhet Dashuria, Lumturia, Ëndrra, Deti dhe Dielli!
Më more përdore dhe ma mësove rrugën
Dhe unë e dija se ishte rruga e duhur. Dashuria, Lumturia, Ëndrra, Deti dhe Dielli
Ishin zemra dhe shpirti i saj. Ti ma mësove ç’ishte Dashuria, Lumturia, Ëndrra, Deti dhe Dielli
Më mësove të jetoj edhe kur duket e pamundur
Të shoh përtej asaj që shihet. Të kuptoj se dashuria ngjan me gurgullimën e një lumi
Dhe është e paanë sa qielli.

ObserverKult

Lexo edhe:

EMIN Z. EMINI: LETËR GRUAS NGA FRONTI I LUFTËS