Ti meriton një person që të bën të buzëqeshësh, pas një dite të trishtuar, një person që të ngre shpirtin dhe të ngjall dëshirën për të vazhduar një jetë të shëndetshme.
Një person që të përqafon në ato ditë kur nuk duron dot më.
Ti meriton të jesh me dikë që të do për qenien tënde dhe nuk ka frikë të jetë pranë teje, edhe në çastet më të këqija.
Ti meriton dikë që të dhuron sigurinë e tij, ndjeshmërinë e tij, lëkurën e tij, kënaqësinë e tij, ta gëzosh atë si një thesar, sepse energjitë lidhen vetëm një herë dhe lëkura të mos dridhet nga asgjë.
Një ditë do të gjesh një person me të njëjtin nivel çmendurie, i cili do të kuptojë rëniet e tua dhe do të të pranojë ashtu siç je, me të kaluarën tënde.
Ti meriton një person të masës tënde, që të kupton dhe të do aq sa kurrë më parë nuk të ka dashur kush.
Nëse sytë e tij (saj) të thonë “Të dua”, mos u kërko buzëve shpjegim, sepse fjalët i merr era… vetëm vështrimet ruhen në zemër…
Nga Bajram Karabolli
——————–
Lexo edhe: