Poezi nga Rita Petro
Ti nuk më the lamtumirë.
Shihemi në fund të javës, – më the.
Nuk kish nevojë për puthje, përqafime, lot.
Java nuk kish fund.
Java nuk do të ketë kurrë fund.
Shtëpia mbeti derëhapur,
Ulliri mbeti degëhapur,
Mua më ngrinë krahët hapur.
ObserverKult
Lexo edhe:
KY ËSHTË PENGU MË I MADH I RITA PETROS PËR PARTNERIN E NDJERË: “KUR E PËRCOLLA TE DERA, NUK E DI NËSE…”
Dhimbjet e mëdha janë sa të njëtrajtshme aq edhe të paqëndrueshme në përjetim. Edhe përpjekjet më të mëdha për të mos e lënë veten në rrymën e vuajtjes, dështojnë.
Edhe Ritës i ndodh, sado që, pjesën më të madhe të kohës ajo jeton në gëzimin e kujtimeve që ndërtoi e jetoi për 20 vite me partnerin e saj, Latifin që u nda nga jeta në 2020-n.
Guximtare me penën e saj, ajo rrëfeu për “S’e luan Topi” pengun më të madh që ka për njeriun që e deshi aq shumë.
Pyetjes se çfarë mendon mbrëmjeve ndërkohë që pinë puro dhe whiskey vetëm, rituale që dikur i bënte me të, ajo u përgjigj se përpiqet t’i evitojë dhe kalon shumë kohë në punë në mënyrë që të shkojë direkt në shtrat.
A e ka vajtuar Rita, Laton e saj të dashur?
“Atë ditë u bëra shumë keq. Momentin kur e mora vesh, kam qarë me zë. Pastaj ngaqë isha në zyrë u përmblodha pak.
Isha në shok. Kur shkova në shpi, kam qarë. Kam qarë shumë. Kur ika në shtëpi iu thashë motrave që dua të rri vetëm…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU