Nga: Xhorxh Bajron
Ti qan e loti vetëtin
Qerpikëve të tu;
Elmazi i vesës në agim
Prej vjollcës shket ashtu.
Ti buzëqesh, ç’i ëmbël gaz
Shkëndrit në sytë e tu;
Safiri zbehet n’atë çast
Nga flakë e tyre blu.
Purpurn’ e reve ruan ti,
Kur dielli perëndon
Dhe errësira pa kufi
Nis botën e mbulon.
Kështu edhe vështrimi yt
Djeg retë e shpirtit tim.
Le t’erret! Brenda meje ndrit
I zjarrti perëndim!
Përktheu: Jorgo Bllaci
ObserverKult