Gruaja nga India, që ishte simboli i një proteste në vendin e saj, është përfshirë në listën e revistës “Times”, mes 100 personave më me ndikim në vitin 2020, sipas BBC.
Bilkis, 82-vjeçare, ishte pjesë e një grupi grash që protestuan në mënyrë paqësore kundër një ligji kundërthënës të shtetësisë.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe aktorja e Bollywoodit, Ayushmann Khurana, po ashtu gjenden në listë.
Në listën vjetore gjenden pionierë, liderë dhe ikona nga bota që kanë pasur ndikim gjatë vitit.
Profil i Bilkisit në “Times”, që njihet ndryshe edhe si “gjyshja”, është shkruar nga gazetarja dhe shkrimtarja Rana Ayyub, që e ka përshkruar atë, si “zëri i të margjinalizuarve”, transmeton ‘konica.al’.
“Bilkisi i ka dhënë shpresë dhe fuqi aktivistëve, përfshirë liderët e studentëve që po arrestoheshin për protesta në një demokraci që po rrëshqiste në autoritarizëm”, – ka theksuar mes të tjerash, shkrimtarja indiane, Ayyub.