“E desha dhe i thashë shko!”, poezinë e Teodor Kekos e interpreton Timo Flloko

Timo Flloko

Poezi nga Teodor Keko

Trishtimi. Ai vetëm mua më përket!
Iku një vajzë. E desha dhe i thashë shko!
Jeta ime boheme në dy metra katrore vdes.
Vdekja! Ç’fjalë e trishtme dhe e fortë!
Nuk vdes njeri nga dashuri e humbur.
Sidoqoftë, dhimbje ka.
Edhe vdekja në metastaza dhembjesh është strukur,
galopi i tyre baraz me hata.
Po bota jeton. Jeton njeriu.
Me dhembje, dhe më i lumtur.
Unë dua të jetoj.
Ajo, gjithashtu. Dhe iku.
Trishtimi vetëm mua më përket!
Për inat të tij bëhem më i bukur!

Videon me interpretimin e Timo Fllokos mund ta shikoni duke klikuar KËTU


teodor keko natën

Lexo edhe:

TEODOR KEKO: VËLLAI PO MË KËRKONTE TË MË SHIHTE PËR HERË TË FUNDIT…

As unë e as një mekanik, ose shofer me dy pare mend në kokë e me sy në ballë nuk e kemi vënë kurrë në dyshim se kamioni im ishte më i miri i parkut. O zot, ta shihje se si futej gropave e baltërave i ngarkuar ding me dru zjarri dhe si rrëshqiste pa u ndalur fare, a thua qe ndonjë motor çiklokrosi e jo kamion drush!

Po e vërteta ishte se ai qe kamion i madh, i zi, i gjatë e moshatar me ca gërdalla, që harxhojnë karburant aq shumë, sa do t’i kallnin datën edhe ndonjë sheiku kuvajtian.

Vetëm se e kishim  mbajtur shumë mirë atë makinë, i patëm qëndruar si foshnjës me mekanik te koka e leckë në dorë, pa lakmuar t’ia mbathnim me të mbaruar puna në shtëpi, ose në klub. Them ne, se im vëlla punoi i pari me kamionin, ai vajti dhe e mori në portin e Durrësit, kur e shkarkuan, dhe e solli në park. Vëllai punoi dhjetë vjet me atë makinë dhe, para se të largohej nga parku, vuri kusht ta merrja unë kamionin. “E kam pasur në vend të fëmijës, -i tha me lutje drejtorit, -s’e shoh dot timonin e tij në duart e të tjerëve”.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU