Timo Flloko: Që kur ke ikur…

Timo Flloko


Që kur ke ikur, s’e kuptoj se si
Toka rrotullohet në gjithësi

Ideja e kthimit më mban me shpresë,
Se ikin e kthehen nga shtegtimi shpezët.

Ndoshta nga larg, si një lejlek shtegtar,
Dashuria kthehet prej mallit me krahë.

Dhe në s’u ktheftë, shpresoj në vete,
Si besimtari në botën tjetër.

S’ka sens dashuria, as shkak, veç mister,
Si vjen edhe ikën, si erë në eter…

*Titulli i origjinalit: “Pse Toka rrotullohet”

ObserverKult


Lexo edhe:

TIMO FLLOKO FLET PËR CENSURËN NË DIKTATURË, JA ÇKA PËRJETOI

Aktori Timo Flloko ka folur në lidhje me periudhën e komunizmit dhe situatat që ndodhnin në atë kohë.

“Filmi “Festa e madhe” ishte një dalje nga kornizat. Për herë të parë xhirohej një film me ekran të gjerë dhe më ngjyra. Censura bëri punën e vet, u konsiderua si film modernist. Më tha dikush: “Festa e madhe” shkoi në kosh! Çfarë kishte të veçantë?

Ca bluza kishin ardhur nga dërgesat amerikane, unë isha me një aparat fotografik dhe me baseta.

Kur e kemi parë pas disa kohësh, më thotë Pirro Milkani: “Shiko!”. Dhe unë s’u besoja syve, pas këtij filmi u qethën të gjithë shqiptarët se në atë kohë ishte normale të kishe baseta, por pas Plenumit të Katërt famëkeq të Komitetit Qendror, po të nxirrej film me baseta në atë kohë, kush e di ç’mund të kishte ndodhur. Asnjë aktori s’i del e keqja me censurën.

Censura është si një grua xheloze, të hiqte gjithçka. Mua më ka ndodhur që kam marrë role, të cilat pastaj kur i preku censura kam thënë: pikërisht për atë skenë që hoqën, e mora. Kështu ka ndodhur me “Ballë për ballë”, ku kisha rolin e një inxhinieri rus, që është shkruar me mjeshtëri nga Kadare, por gjysmën e monologut e prenë”, tha Flloko kohë më parë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU