Tinka Kurti foli për filmat shqiptarë: “Nuk jam e gëzuar për gjithçka që kam bërë…”

Aktorja e njohur, Tinka Kurti, rrëfeu për kohë më parë për “News24”, kënaqësinë dhe nostalgjinë që ndjen kur sheh filmat shqiptarë.

“Jam bërë si fëmija, heq mallin me filmat. Është kënaqësi që s’na kanë harruar”, u shpreh ajo.

Si rrallëherë, Tinka u ndal te pengjet që ka për rolet e saj dhe të sotmen si kohë e vonë për filma të rinj. “Nuk jam e gëzuar për gjithçka që kam bërë. Sot është vonë për role”, tregoi Tinka.

Kurti ka interpretuar te katër filma me skenarë të Koreshit, “Dasma e Sakos”, “Gjeneral Gramafoni”, “Besa e Kuqe” dhe “Balada e Kurbinit”.

ObserverKult

——————————–

Lexo edhe:

Tinka Kurti kujton njohjen me Dritëro Agollin: Si më zgjodhi të luaja Nënë Pashakon

Për të, ai ishte njeriu bujar, poeti i dashur, shkrimtari i mprehtë, vizatuesi i portreteve, por edhe “zyrtari” që zgjidhte problemet dhe i gjendej kujtdo që trokiste në derën e tij.

Aktorja e madhe Tinka Kurti kthehet pas në kohë dhe në librin me kujtime, “Ky është Dritëroi im”, kujton një nga bashkëpunimet e saj më të goditura me shkrimtarin, në interpretimin e rolit të Nënë Pashakos, në filmin “Yjet e netëve të gjata”. Kishte qenë Dritëroi që kishte këmbëngulur që të ishte ajo që duhej ta luante atë rol.

TË KUJTOSH DRITËROIN

Për Dritëro Agollin ruaj kujtime të rralla, ku zë vend ajo hapësirë e pamat dashurie njerëzore, që ai dinte të falte fare natyrshëm. I pakrahasueshëm me tjetërkënd për bujarinë e shpirtit, për mbështetjen apo angazhimin për të marrë përsipër zgjidhjen e problemeve të vështira për këdo që trokiste dhe ia kërkonte.

I veçantë si njeri. I mrekullueshëm si shkrimtar. I papërsëritshëm si poet! Pas çdo takimi me të, më mrekullonte fjala dhe mendimi i tij e pasi ndahesha, përherë thosha me vete: “Atij, që i ka vënë emrin, me siguri i ka ardhur një shkëndijim hyjnor, e quajti Dritëro dhe dritë është sot e do të jetë tej kohërave”…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult