Tiranë, një ditë kushtuar veprave letrare të Jusuf Buxhovit

Një tryezë e pasur me librat, veprat e Jusuf Buxhovit mbërritën të gjitha në Tiranë. Ndonëse i botuar kryesisht në Prishtinë, gjuha e ka bërë gjithnjë të pranishëm edhe në Shqipëri.

Kështu ka zgjedhur ta arsyetojë praninë e veprave të tij në Tiranë, duke shfrytëzuar edhe pagëzimin e këtij muaji për letërsinë, pasi me titullin “Fajin ma ka gjuha” ka nisur edhe tetori i leximeve në Qendrën Kombëtare të Librit dhe leximit, transmeton ‘a2news.com’.

Por, ky takim është edhe si një motiv për t’ia prezantuar këto vepra të Buxhovit edhe brezit të ri.

Autori u takua me dashamirësit e letrave të tij dhe dhuroi për ta gjithë veprat që kish marrë me vete.

———————————————————————————————

LEXO EDHE: Buxhovi: Handke ka qenë një militant i politikës së Millosheviqit

Historiani dhe publicisti kosovar, Jusuf Buxhovi, kujton qëndrimet politike të shkrimtarit austriak, Peter Handke, i cili të enjten u shpërblye me Çmimin Nobel për Letërsi. Në takimet që ka pasur me të, Buxhovi thotë se ai vazhdimisht e mbronte politikën e Millosheviqit. Por, thekson Buxhovi, në aspektin letrar, Handke njihet si një nga prozatorët më të mirë bashkëkohorë.

 Z. Buxhovi, shkrimtari austriak, Peter Handke, u shpall të enjten fitues i Çmimit Nobel për Letërsi. Si e komentoni ju këtë vendim, marrë parasysh se Handke njihet edhe si figurë kundërthënëse? Mes tjerash, ai ka marrë pjesë në varrimin e Sllobodan Millosheviqit.

Jusuf Buxhovi: Akademia e Shkencave e Suedisë ndan Çmimin Nobel për të arritura letrare, në bazë të kritereve të veta. Në këtë kuptim, mendoj se nuk mund t’i bëhen vërejtje asaj, sepse Handke si shkrimtar është i mirë, është një ndër shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë në gjuhën gjermane.

Domethënë, ju e njihni punën e tij. Çfarë shkruan Handke?

Jusuf Buxhovi: Është një prozator shumë i mirë. Edhe në arsyetimin e Akademisë së Shkencave përmendet shumëllojshmëria e tij e gjuhës. Por, natyrisht se duhet të flitet edhe për aspektin politik. Siç e thatë edhe ju më herët, ai ka qenë i angazhuar gjithë kohën në anën e Millosheviqit…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU