Luigi Pellerano, kur punonte për “National Geographic”, ka bërë në Tiranën e vitit 1928, këtë fotografi spontane.
Pozicioni me shumë krenari i kësaj vajze rome, e veshur me kostumin tradicional të Tiranës, tërhoqi vëmendjen e fotografit, duke e bërë atë të tërheqë interesimin e fotografit për të shkrepur këtë imazh në Urën e Tabakëve.
Asokohe, ishte zakon që fëmijët romë të adoptoheshin nga familjet e pasura të Tiranës ose kishte raste, kur një familje e tërë rome punësohej nga të pasurit e qytetit.