Tiranë, përkujtohet Xhevdet Bajraj- poeti që ndërroi jetë ditë më parë

xhevdet bajraj

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe ambasada e Kosovës në Shqipëri, organizuan në mjediset e Ambasadës takimin “Fishkëllimat e vdekjes” në kujtim të figurës së poetit Xhevdet Bajraj, një prej figurave më të rëndësishme letrare në poezinë shqipe të Kosovës.

Në këtë mbrëmje letrare mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse ambasadori Skënder Durmishi dhe drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli, të cilët vlerësuan figurën dhe kontributin e Xhevdet Bajrajt.

Të ftuar ishin Bujar Hudhri i cili rrëfeu ndër të tjera projektin e tij si botues për botimin në Shqipëri të Xhevdet Bajrajt, Mimoza Ahmeti dhe Elsa Skënderi-Rakipllari, të cilët shfaqën disa këndvështrime mbi poetikën dhe tematikën e Bajrajt.

Gjithashtu të ftuar ishin edhe miq e studiues nga Kosova të poetit, si shkrimtari dhe poeti Halil Matoshi dhe Anton Berisha, të cilët folën për dimensionin njerëzor të poetit, përvojat e tyre miqësore për të shpjeguar frymën e poezive të tij, ku mbizotëronte natyra dhe nocionet e hapësirës e shpirtit./ATSH 


Lexo edhe:

I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT POETIT, XHEVDET BAJRAJ

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se i është dhënë lamtumira e fundit poetit Xhevdet Bajraj, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Ai ka thënë se Rahoveci, vendlindja e poetit, përbënte thelbin e shpirtit të tij.

“I dhamë sot lamtumirën e fundit poetit me përmasa botërore, të cilit inspirimi poetik i buronte nga dashuria e madhe që e ndjente dhe e shfaqte për vendlindjen e tij, Rahovecin e rrushit e të hardhive. Rahoveci përbënte thelbin e shpirtit të tij, sepse këtu ishte rritur e edukuar, këtu kishte njohur dashurinë e parë dhe këtu ishte mbrujtur me dashurinë për atdheun e tokën e të parëve”, ka shkruar Latifi…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU