Tish Daija, kompozitori që la pas vetes shumë kryevepra

Kompozitori dhe muzikanti shqiptar Tish Daija ka lindur më 30 janar të vitit 1926 në Shkodër.

Lindi në Shkodër ndërsa pa mbushur moshën shkollore, u bë pjesëtar i “Korit Françeskan”, ku nën drejtimin e P. Martin Gjokës dhe Filip Mazrekut merr mësimet e para muzikore bashkë me Tonin Harapin, Çesk Zadejën, Lukë Kaçajn, Simon Gjonin.

Ndërsa në moshën 10-vjeçare bëhet instrumentist i bandës muzikore “Antoniane” që drejtohej nga Prenk Jakova.

Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, “Bjeri Gajdes Gajdexhi” etj.

Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, Tish Daija kreu studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Gjithashtu, Tish Daija ka dhënë një kontribut themelor në krijimin dhe zhvillimin e muzikës instrumentalo-simfonike, muzikës së dhomës dhe për krijimin e një tradite të çmuar shqiptare të muzikës klasike.

Së bashku me Çesk Zadejën e Tonin Harapin krijuan klasën e kompozicionit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, ku ka dhënë kontributin e tij si pedagog në formimin e disa brezave kompozitorësh, muzikologësh e instrumentistësh.

Pas përfundimit të studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija ka qenë udhëheqës artistik i Asamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për 18 vjet me radhë (1962-1980).

Ai njihet si autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, “Bijtë e Peshkatarit” etj.

E për gjithë veprimtarinë, kontributin dhe punën e palodhur që dha për muzikën shqiptare, u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit” si dhe me titullin “Profesor”.

U nda nga jeta më 3 tetor 2003 në moshën 78-vjeçare.

ObserverKult  


Lexo edhe:

VENDOS JURIA/ NJIHUNI ME 10 GJYSMËFINALISTËT E ÇMIMIT KADARE

Juria e Çmimit Kadare ka zgjedhur 10 dorëshkrimet më të mira, nga 32 të tilla që morën pjesë në konkursin letrar. Më 15 shkurt do të publikohen 5 finalistët dhe fituesi shpallet në fund të muajit.

Anëtarët e jurisë, Nasi Lera, Gazmend Krasniqi, Armand Bora, Ermir Nika dhe Suadela Balliu, kanë bërë të ditur 10 autorët që kalojnë fazën e parë të Çmimit Kadare. Pra një nga më prestigjiozët që jepet sot për prozën shqipe.

Me marrjen e krijimtarisë së 32 autorëve, e paraqitur me sinopse dhe 15 faqe të dorëshkrimit, nisi puna e kujdesshme e leximit dhe vlerësimit të tyre. Kjo për të përzgjedhur hap pas hapi atë vepër që sjell diçka të re në letërsinë shqipe apo evidenton një talent të ri.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


besim zymberi

BESIM ZYMBERI: SIKUR TË FSHIHESHA PËR NDONJË DITË…

Poezi nga Besim Zymberi

Sikur të fshihesha për ndonjë ditë
Sa të pyesnin njerëzit: ku mbet’ ai…
E kishte me ne a me perënditë
Dhe a do të kthehet këtej përsëri…

Ndoshta një ditë edhe do të fshihem
Në një skutë të braktisur diku
Dhe nga kurreshtja e njerëzve tê përpihem
‘Ç’u bë me të, pse s’duket më këtu…”

Do të më mjaftonin netët plot qetësi
Gurgullimë e krojeve, e barit farfurimë
Ca tyje të shkëlqimta në qiellin e zi
Dhe agime që zgdhijnë në varg a në rimë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult